Fjalimi i Begajt si presidenti i ri: Përgjegjësi që vjen në një moment historik! Mbështes punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim

 

Bajram Begaj ka mbajtur fjalim në Kuvend si presidenti i ri i Shqipërisë.

"Jam plotësisht i vetëdijshëm, se mbi privilegjin e të qënurit qytetarit të parë të Republikës, rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë.

Shqipëria jonë e dashur, ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane; trashëgimia e mëhershme e dilemave dhe e dyshimeve për orientimin e saj, i takon tashmë së shkuarës. Shqipëria europiane, sot premtim e nesër realitet, është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar; është përmbushja e projekteve shekullore të njerëzve më të ditur të vendit; është testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes. Shqipëria europiane është Shqipëria e Gjergj Kastriotit dhe e Nënë Terezës, e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit; është Shqipëria e rinisë antifashiste dhe e studentëve të dhjetorit; është Shqipëria e qytetarëve që kanë dhunti e zotësi për të konkurruar e fituar në një shoqëri të bazuar mbi meritën.

Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si vend e shtet, me pjekuri politike për t’u vetëqeverisur me norma ligjore europiane. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve. Periudha që po jetojmë është një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshme që prej Luftës së Dytë Botërore", tha Begaj.


Lajmi kryesor:

Betohet Presidenti Bajram Begaj, merr detyrën: Interesi i vendit udhërrëfyesi im i vetëm, duhet unitet! Siguria kombëtare, një prioritet gjatë mandatit tim


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja