BAJRAM CURRI – Në vitin 2009 bashkisë së qytetit “Bajram Curri” iu akordua në zërin e investimeve vlera prej 36 milionë lekë për adaptimin e shtëpisë së ushtarakëve në konvikt për shkollën e mesme të përgjithshme në qytet, si dhe 480 mijë lekë supervizim dhe 986 mijë lekë projektimin e zyrës arsimore, me vlerë gjithësejt 37.5 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
Investimi u tenderua nga bashkia në atë kohë dhe një firmë vendase fitoi tenderin, e cila sipas projektit dhe në afatet e përcaktuara, ka realizuar rikonstruksionin e ndërtesës së shtëpisë së ushtarakëve duke e kthyer në konvikt për gjimnazin ,me synimin që nxënësit nga fshatrat e largëta që nuk arrijnë për arsye të largësisë të vijojnë mësimet , të akomodohen në konvikt.
Pra investimi ishte më se i nevojshëm dhe në shërbim të komunitetit, por fatkeqësisht rikonstruksioni ka përfunduar prej kohësh dhe ndërtesa nuk është vënë në shfrytëzim, ndonëse rikonstruksioni është kryer në zbatim të projektit dhe marrë në dorëzim.
Kanë kaluar pesë vjet dhe godina është e kyçur. E njëjta situatë ndodhet edhe me muzeun e rrethit ,duke ekzistuar vetëm si godinë bosh e rikonstrukturuar edhe ky objekt në vitin 2009 me fonde të buxhetit të shtetit si dhe pallati i sportit “Valbona” dhe pallati i kulturës “Dardania”, objekte inekzistente dhe që nuk e kryjnë funksionin për të cilin shteti ka shpenzuar miliona për ndërtimin e tyre në shërbim të komunitetit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com