/ATSH/.- Prej dy ditësh në Vlorë po mbahet ministeriali i arsimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku pjesëmarrës janë ministra dhe përfaqësues të sektorit të arsimit nga vende të ndryshme të rajonit.
Sot në ditën e dytë të punimeve ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami ka thënë se Kosova është e vendosur për të krijuar universitete cilësore që janë të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe së shpejti do të marrë formë Ligji i Arsimit të Lartë, i cili do të sjellë pikërisht këto universitete moderne.
"Reformimi i Arsimit të Lartë paraqet një sfidë do të thoja edhe evropiane edhe rajonale. Kosova është e vendosur për të zhvilluar një proces të krijimit të universiteteve cilësore; universitete plotësisht të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe ekonominë e tregut. Ne tani jemi në dilemë të procesit sepse së shpejti do të kemi ligjin për arsimin e lartë i cili promovon një koncept të ri për universitete moderne, universitete që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e teknologjive të reja", tha ai.
Ne, vijoi Bajrami, po krahasojmë edhe përvojat rajonale dhe evropiane dhe po gjejmë përparësitë dhe mangësitë tona për të qenë shumë të përgjegjshëm në udhëheqjen e këtij procesi, në mënyrë që vërtet të krijojmë një proces të qëndrueshëm të arsimit të lartë i cili promovon vlera europiane.
Ministeriali i Arsimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili për herë të parë zhvillohet në Shqipëri, ka nisur punimet në qytetin e Vlorës këtë të enjte. Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka vlerësuar Platformën e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim, që sipas saj ofron hapësirën dhe mjetet më efikase për të avancuar në reformat arsimore duke ndarë praktikat më të mira, por edhe vështirësitë.
Në takimin e Ministrave të Arsimit të Ballkanit Perëndimor në Vlorë, do të paraqitet nga secili vend një përmbledhje e ecurisë së reformave në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor dhe e sfidave me të cilat duhet të përballemi gjatë zbatimit të këtyre reformave.
/Shqiptarja.com