Bajrami, Ruçi: Besimtarët myslimanë shqiptarë janë pro modernizimit

Bajrami, Ruçi: Besimtarët myslimanë shqiptarë janë pro modernizimit


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me rastin e  festës së Bajramit të Madh, u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve myslimanë. “Me rastin e  festës së Bajramit të Madh, u dërgoj urimet e mia më të mira të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, kudo ku ndodhen. Shëndet, lumturi e bujari në familjet tuaja! Kjo ditë festohet pas një muaj agjërimi e sakrificash, lutjesh e dëshirash, shkëmbimi urimesh e dhuratash, solidariteti e përgjegjësie. Si një ndër pesë kolonat e besimit Islam, muaji i Ramazanit i bën të gjithë besmitarët më të mirë, më të duruar, më të virtytshëm dhe më të gjendur për njeri-tjetrin. Agjërimi nuk është thjesht një vetëkufizim në stilin e jetesës së përditshme, por edhe vetëpërmbajtje nga mëritë, grindjet, veset dhe pasionet njerëzore. Besimi dhe sakrifica zhvillojnë ndjenjat dhe shprehitë e përgjegjësisë individuale, fetare e shoqërore, e cila kalon nga besimtarët të komuniteti e shoqëria.

Besimi sjell urtësi dhe orientim drejt të mirës dhe përgjegjësindaj atyre që janë në varfëri e në nevojë. Shoqëria duhet t’i përdorë cilësitë e besmitarëve për tu bërë më e drejtë, mëtolerante, më e respektueshmë ndaj dinjitetit njerëzor dhe mëe hapur ndaj progresit. Myslimanët shqiptarë janë shumica e popullsisë jo vetëm për nga numri, por nga vlerat, dashuria dhe përkushtimi për njerëzit, familjen dhe atdheun. Të gjithë besimtarëve duhet tu jemi mirënjohës për tolerancën, por ky tipar ka më shumë vlerë kur manifestohet nga ata besimtarë e komunitete që janë në shumicë. Mësimet e vogla e të përditshme që nxjerrim nga çdo vlerë e besimtarëve myslimanë le të na shërbejnë për të ndërtuar njëshoqëri harmonike, që ndjen dhimbjen njerëzore dhe e lehtëson atë; që dallon veset dhe i lufton ato; që kupton pabarazinë dhe përpiqet ta ngushtojë atë; që është e vetëdijshme për padrejtësitë dhe ngrihet kundër tyre.

Sot, kur shoqëria shqiptare është kthyer përfundimisht me mendje e shpirt drejt familjes europiane, është dita të kujtojmëse asnje vyrtyt mysliman nuk vjen kunder vlerave europiane,qytetëruese e perëndimore. Islami dhe besimtarët myslimanë shqiptarë janë pro modernizimit, europianizimit dhe perëndimizimit. Kam një urim të veçantë për myslimanët shqiptarë në Diasporë: Qofshi gjithmonë të lumtur e të  vyrtytshëm dhe ju jemi të gjithë mirënjohës që vlerat më të mira të botës shqiptare i kini mbjellë dhe po i kultivoni kudo ku jetoni, në shoqëritë perëndimore. Shqipëria do t’i bashkohet familjes europiane me të gjithëbukurinë, pasurinë dhe ndriçimin që buron nga mozaiku dhe diversiteti ynë fetar. Myslimanët shqiptarë  kanë kontribuar e kontribojnë për zhvillimin e vendit e të demokracisë dhe rritjen e  mirëqeniese të tolerancës. Ata janë një bekim për Shqipërinë dhe jetët tona. E kam thënë dhe po e përsëris: Le të shkëlqejnë gjithë botashqiptare dhe jetët tona, ashtu si ndrisin vlerat, qytetaria dhe fisnikëria e besimtarëve shqiptarë.  Të gjithë ne, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, besimtarë e jobesimtarë, jemi njëfamilje  e madhe, në Shqipërinë tonë, shtëpinë që duhet ta bëjme akoma më të  bukur”, shkruan midis të tjerash në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Lajmi kryesor:

Fiter Bajrami dhe mesazhet politike! 'Jemi mëkatarë! Të ulimin kokën dhe të marrim mësim nga feja'


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja