Sfida për kupat e Evropës mes Partizanit dhe Kukësit në “Selman Stërmasi” është shoqëruar nga tensione të forta.

Kulmi i tyre u arrit kur drejt fundit të ndeshjes, Elis Bakaj u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua fusha teksa tifozët e Partizanit nisën ta ofendonin.

Ndaj këtij sulmi Bakaj ka reaguar duke ngritur gishtin e mesit ndaj tyre.

Ky gjest i acaroi edhe më shumë tifozët, të cilët lëshuan edhe sende të forta ndaj tij.

s.k/Shqiptarja.com