'Bakshishe' për familjen e Musaenit, kamarieri Toska: Kolegët e mirëpritën nismën, politika s'dha ndihmë! I kam shërbyer babait të 20 vjeçarit para se të vdiste

Një ditë pas vrasjes së 20 vjeçarit Musaen Zeneli nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës së tij si kamarier, kolegët e tij në Shkodër ndërmorën një iniciativë për të mbledhur bakshishe të kamarierëve si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike.

Kamarieri Rehyl Toska ndër më të vjetrit në këtë profesion në Shkodër, i cili ishte nismëtari i iniciativës në një intervistë për Report Tv tha se solidarizimi ka qenë i madh dhe se deri më tani janë mbledhur më shumë se 2 milion lekë të vjetra.

"Mbi 2 mln lekë të vjetra janë mbledhur, e kanë pritur shumë mirë kolegët këtë nismë. Ka pasur shumë reagime të shumta, të gjithë kanë ndihmuar por jo politika. Në kohë fushatash marrin shumë nisma  por në këtë rast nuk reagon askush", tha kamarieri.

E ëma e Musaenit, Anila Zeneli e ka pritur shumë mirë këtë nismë. Madje siç tregon Rehyl Toska i cili e përshkruan të ëmën e Musaenit si një grua shumë të fortë, thotë se ajo e ka pritur në shtëpi për ta falenderuar për këtë nismë që ka ndërmarrë. Kamarieri Toska nënvizon se familja Zeneli është në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe se kjo nismë nuk duhet të ndalet.

"Ajo më ka pritur në shtëpi është një grua shumë e fortë, më ka pritur tepër mirë. E kam marrë këtë nismë për respekt të atij djali, që iu ndërpre jeta. Kolegët e kanë pritur shumë mirë më kanë përgëzuar për nismën. Me aq sa kanë mundësi më kanë përkrahur, se dihet sa mundësi ka një kamarier në vendin tonë. Gjendja e familjes Zeneli është shumë e varfër. Të mos e ndalojmë këtë nismë që kam marrë", tha Toska.

Teksa shton se këtë nismë e ka ndërmarrë në respekt të familjes Zeneli, Toska tregon dhe kohën kur ai e ka nsiur punën si kamarier në moshën 16 vjeçare. Në atë kohë thotë se ka marrë bakshishe nga babai i Musaenit, Enver Zeneli i cili është ndarë nga jeta 11 vite më parë pasi është mbytur në Drin. Këto bashkishe që ka marrë nga babai i Musaenit, Rehyl Toska thotë se do që t'ja kthejë familjes tani që janë në kushte të vështira.

"Sepse edhe unë atëherë e kam bërë këtë punë, atë bakshish që ai ndërpreu në mes ishte një dorë e keqe. Kur ndodhi ngjarja u ndjeva shumë keq, dhe i thashë gruas dua të bëj diçka ndryshe dhe pati përkrahje nga të gjitha trevat e Shqipërisë kjo nismë . 16 vjeç e kam fillur, kam punuar në lokale, kam pasur vështirësi në fillim, presione sepse nuk dinë as të të respektojnë, fjala kamarier përdoret dhe si përbuzje. Ne bëjmë punë të ndershme.

Babai i ka vdekur para 11 vitesh. Babait të Musainit i kam shërbyer para 13  vjetëve, bashkishet që më ka dhuruar Enver Zeneli e kisha për detyrë me ua dhuru sot. Unë sdo të ndalem deri sa ta duan familjarët e musaenit", shton më tej Toska.

Musaen Zeneli u cilësua si viktima më e pafajshme e përplasjes me armë zjarri në Velipojë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh ku humbën jetën 4 persona. I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2021 03:08

    Z.Toska mos prit gje nga politika.E harrove Murrizin qe beri gjyq dhe e fitoi, per parate qe ia kishin mbajtur per nje kauze humanitare.Po e jap vetem si shembull qe te mos shpresosh kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse