Balaj dhe Mavraj: Përgjegjësi për humbjen, tani vëmendja te Ukraina

Skuadra kombëtare e futbollit vijon përgatitjet e saj në Verbier, në vigjilje të ndeshjes së dytë miqësore me Ukrainën. Përpara mediave sot dolën futbollistët Mërgim Mavraj dhe sulmuesi Bekim Balaj. Mbrojtësi Mavraj për situatën në skuadër, pas humbjes, me Kosovën deklaroi:

Ishte një ndeshje nga e cila unë mendoj që përgjegjësia është vetëm e jona. Pasi nuk kemi transmetuar në fushë atë që trajneri ka kryer gjatë seancave stërvitore. Kosova e kishte ndeshjen e jetës, ndërsa skuadra jonë kishte testin për të provuar edhe disa elementë të rinj. Sidoqoftë, më duhet të them që ne mbajmë përgjegjësi të plotë.

Trajnerin e mirëkuptoj për zgjedhjen e tij për të mos qenë titullar dhe e falenderoj për trajtimin. Kemi përpara Ukrainën dhe do përqëndrohemi fort për të bërë një paraqitje sa më të mirë.

I kemi një borxh publikut tonë por edhe trajnerit dhe besoj se skuadra  i ka kapacitetet e duhura për të reaguar shumë. Edhe të rinjtë që vijnë në ekipin kombëtar duhet ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi që u jepet për të veshur këtë fanellë, teksa edhe ndihma e mbështetja jonë për ta nuk do të mungojë. Jemi mirë. Skuadra është e përqëndruar dhe kam besim se do të reagojë maksimalisht në sfidën miqësore të radhës.

Mbrojtësi Mërgim Mavraj

Ndërkaq edhe Balaj mendon se gjithësecili duhet të nxjerrë mësimet e tij nga ajo humbje: “Një ndeshje ku gjithkush nga ne duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ne që jemi në fushë jemi përgjegjësit kryesorë. Përpara kemi Ukrainën dhe që aty duhet të demonstrojmë forcën dhe më të mirën tonë në fushë. Unë jam gati, por cdo zgjedhje teknike i takon vetëm trajnerit.

Ekipi kombëtar do të vijojë programin stërvitor këtë të enjte pasdite në Verbier, në orën 17:00.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 31/05/2018 18:02

    Ikni ore bajga se këto dy vjetët e fundit keni jashtmase humbje. Yyyyyt m uta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja