Nga Rijeka e Kroacisë te Terek Grozni në një kampionat shumë më cilësor dhe disa herë më të pasur si ai Rus. Është ky hapi i radhës që bën Bekim Balaj në vigjilje të kampionatit Europian. Sulmuesi shkodran ka fimosur me klubin që përfaqëson kryeqytetin e Cecenisë, Groznin një kontratë afatgjatë.

Sipas menaxherit të lojtarit, Shkumbin Cormemeti, kontrata e Bekimit me klubin rus është 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për të katërtin. Zyrtarisht nuk jepen shifra për anën financiare të kontratës, por mësohet se sulmuesi shkodran do të paguhet tek Terek Grozni me rreth 400 mijë euro në vit. 
 

Elis Bakaj firmos kontratë 2-vjeçare me RNK Split
Elis Bakaj firmosi një kontratë 2-vjeçare me RNK Split. Lajmi i bë publik nga vetë klubi kroat nëpërmjet faqes zyrtare ku Bakaj shfaqet me fanellën e re. 28-vjeçari, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Tiranës dhe që më parë ka luajtur edhe më Partizanin, Dinamon, Dinamon e Bukureshtit dhe Chernomorets, u transferua në Kroaci si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me bardheblutë.

Në prononcimin e parë si futbollist i RNK Splitit Bakaj u shpreh i kënaqur për aventurën e re, duke kujtuar se futbollistë të tjerë shqiptare kanë patur sukses në këtë klub.
 


Redaksia Shqiptarja.com