Balaj në vend të Jabllanoviç, Kurti
"Shkarkimi, leksion për ministrat"

Balaj në vend të Jabllanoviç, Kurti<br />"Shkarkimi, leksion për ministrat"
Shkarkimi i Aleksandër Jabllanoviqit nga ministria për Kthim dhe Komunitete ka bërë që kjo ministri të kaloj nën udhëheqjen e zëvendësministrit të parë, Qaush Balaj.

Sipas mediave kosovare Balaj është emëruar dy ditë më parë në këtë pozitë nga kryeministri Mustafa. Balaj vjen nga komuna e Istogut dhe ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 8 qershorit, nga radhët e LDK-së. 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa njoftoi dje se ka vendosur që ta largojë nga qeveria ministrin serb Aleksandar Jabllanoviç, i cili javë më parë i quajti “egërsira” disa protestues shqiptarë në Gjakovë. 

Ndërkohë Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviç është një leksion i mirë për të ministrat, ndërsa koalicionin PDK-LDK me Listën serbe e quajti të gabuar.

Sipas tij, PDK-LDK do të mund ta respektonin Kushtetutën duke marrë në qeveri persona si Nenad Rasiç që nuk fyejnë qytetarët e Kosovës dhe respektojnë shtetin e Kosovës, por sipas tij, nuk ka qenë e nevojshme koalicioni me Listën serbe. Lideri i VV-së tha se më e rëndësishme ishte edhe qëndrueshmëria gjashtë orësh e protestuesve përkundur përdorimit të gazlotësjellit e plumbave gome.

Ai tha se aktivistët e VV-së janë përpjekur maksimalisht të mbajnë rend, por sipas tij, edhe personat që kanë hedhur gurë në drejtim të policisë po të pyetnin një ditë parë se a do të hedhnin gurë do të thonin në asnjë mënyrë, por sipas tij, kanë qenë të detyruar.

Lideri i VV-së shprehur keqardhje për lëndimin edhe të policëve, por tha se nuk mund të krahasohen me protestuesit. “Atë ditë policia kishte dalë si në gjueti”, u shpreh Kurti.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf