Baldushk, nis puna për Lagjen e Re , Veliaj: Lajm i mirë për dhjetëra familje 

Baldushk, nis puna për Lagjen e Re , Veliaj: Lajm i mirë për dhjetëra familje 

Pamje nga punimet në Baldushk

Lagja e re e Baldushkut është kantieri i radhës ku Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Në këtë zonë, ndër më të dëmtuarat nga fatkeqësia natyrore e një viti më parë, do të ngrihen dhjetëra shtëpi që pësuan dëme të pariparueshme nga lëkundjet sizmike. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar lajmin e shumëpritur për banorët, të cilëve pritet që tu jepen çelësat e shtëpive të reja, shumë herë më të forta dhe më cilësore se ajo që kishin më parë, përpara Vitit të Ri. 

Statusi i Plotë:

“Nis puna për Lagjen e Re Baldushk në tokën e liruar shtetërore të Bashkisë së Tiranës për shtëpitë e reja pas tërmeteve të 2019,” shprehet përmes një statusi në “Tëitter”, kryebashkiaku. 

Veliaj thotë se me këtë lajm që gëzon sot të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti bëhet lehtë diferenca mes atyre që bëjnë histori dhe atyre që bëjnë histeri. 

“Lajm i mirë për dhjetëra familje të zonave më të thella të Tiranës rurale.

Ca bëjnë histeri, ca bëjnë histori - ky është dallimi kryesor,” shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës"

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr