Balerina shqiptare Anbeta Toromani merr nënshtetësinë italiane: Jam krenare që jam dhe italiane dhe shqiptare

Balerina shqiptare Anbeta Toromani merr nënshtetësinë italiane: Jam krenare që jam dhe italiane dhe shqiptare

Anbeta Toromani

E ftuar në emisionin ‘Verisimo’, balerina Anbeta Toromani, e cila u largua nga Shqipëria 20 vite më parë për të shkuar në shkollën “Amici”, ka treguar se ka marrë nënshtetësinë italiane.

“Kam marrë nënshtetësinë, jam krenare që jam italiane dhe shqiptare”, thotë Toromani e cila ka qenë pjesë e kastit për disa edicione si profesioniste dhe mësuese. Në këtë moment të jetës sime jam e qetë dhe çdo e mirë që vjen e ruaj”.

Përsa i përket eksperiencës në edicionin e dytë të talent shou-t në Canale 5, Anbeta Toromani kujton rëndësinë e disa takimeve, duke nisur nga ai me bashkatdhetarin e saj Kleidi Kadiu. 

“Falë tij dërgova një video të performancës sime në juri ”, tregon ajo.

Kërcimtarja gjithashtu foli edhe për lidhjen me mësuesen e saj në atë kohë Alessandra Celentano.

“Në ato vite ajo u përkushtua shumë me mua”. Ndërsa për Maria De Filippi shton: “Më ndryshoi jetën, jam e lumtur”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!