Balerinët shqiptarë janë shumë të kërkuar në Italinë fqinje. Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Eris Nezha, Bernard Shehu, Klaudia Pepa kanë lënë gjurmë të pashlyera me aftësinë e tyre profesionale duke e ngritur baletin tonë në piedestal.
Shumë të kërkuar janë edhe balerinët e parë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe baletit. Shpesh ata marrin kërkesa për të bërë stage të shkurtra dhe intensive për të mësuar dhe dalluar talentet e reja në vendin fqinj.
Këtë fundjavë balerinët tanë më të mirë Adela Muçollari dhe vëllai i saj Anxhelo dhanë mësim dhe përzgjodhën 5 talente italianë në Akademinë e baletit në Comacchio, të cilët morën bursa për në Madrid. Një eksperiencë e shkëlqyer që përmirëson imazhin e Shqipërisë dhe ngre gjithnjë e më lart emrin e Shqipërisë në disiplinën e bukur dhe të vështirë të baletit klasik.