Balerini shqiptar Kledi Kadiu do të martohet me Charlotte Lazzari-n pas lindjes së vajzës

Balerini shqiptar Kledi Kadiu do të martohet me Charlotte Lazzari-n pas lindjes së vajzës

Balerini shqiptar Kledi Kadiu dhe partnerja e tij Charlotte Lazzari

Detaje për eremoninë e dasmës që do të mbahet më datë 28 qershor në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçiano-s. Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa janë të ftuar në dasmë.

Pas disa vitesh lidhje e bashkëjetesë me bukuroshen franceze, balerini i famshëm shqiptar ka vendosur të martohet me nënën e vajzës së tij, Charlotte Lazzari.

Ky lajm bëhet i ditur nga Vox Albaniae.com, i cili bën me dije se ceremonia e martesës së çiftit të famshëm do të mbahet më datë 28 qershor në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçiano-s.

Në ceremoninë e martesës, e cila me siguri do të jetë madhështore do të marrin pjesë emrat më mëdhenj të botës së artit, medias, sportit, politikës e më gjerë.

Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa, etj. janë vetëm disa nga emrat që do të jenë pjesëmarrës në dasmë. Të tjerë do të zbulohen në ditët në vazhdim kur edhe gazetarët do të “vërsulen” për të mësuar më shumë.

Sa i takon vendit të përzgjedhur për ceremoninë e martesës, duket se vendimi nuk ka qenë krejt i rastësishëm nga ana e çiftit. Kjo për faktin se Roma nga të gjithë turistët anembanë botës, por edhe nga vetë romanët mbahet si Qyteti i Përjetshëm. Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari janë prindër të një vajze 2 vjeç, që quhet Lea.

( Balerini shqiptar Kledi Kadiu me partneren e tij Charlotte Lazzari sëbashku me vajzën e tyre Lea ) 

1/3
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)