Balet/ Rikthehet në Tiranë 
Ariel Merkuri  për “La Sylphide”

Balet/ Rikthehet në Tiranë <br />Ariel Merkuri  për “La Sylphide”
TIRANE- “La Sylphide”, ky balet i cili u vendos premierë në fund të sezonit të kaluar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, me koreografi të Ilir Kernit, sjell për herë të parë në skenën shqiptare një balerin të ri e të talentuar, Ariel Merkurin.

Ai vjen nga trupa e Teatrit Mbretëror të Danimarkës. Baleti “La Sylphide” ka një fabul të bukur që ngjyroset në skenë nga kostumet e bukura të Elva Bellës dhe skenografia e veçantë e Zorz Drausnik-ut. Balerini i talentuar shqiptar, Ariel Merkuri është produkti i shkollës shqiptare të baletit, por që tashmë vazhdon aktivitetin e tij në Teatrin Mbretëror të Danimarkës si pjesë e kompanisë së baletit të këtij teatri. Ka pasur disa suksese gjatë premirave të tij në këtë institucion.

Balerini Ariel Merkuri do të rrëfejë përmes vallëzimit në rolin e djaloshit të ri, James Ruben, për dashurinë e një të riu skocez me një zanë ajri, e cila përfundon në tragjedi në saj të hakmarrjes së një shtrige të keqe që ka të gjithë elementët për të tërhequr të rritur dhe fëmije (të cilët si gjithmonë e kanë hyrjen e lirë) për të kaluar një mbrëmje të bukur, e cila zgjat rreth 1 orë e 20 minuta.

Fabula së bashku me koreografinë e Ilir Kernit, skenografinë mbresëlënëse të Zorz Drausnik dhe kostumet e Elav Bellas do të interpretohet nga Trupa e Baletit të TKOB-it dhe nxënësit e Shkollës së Baletit. Solistë janë Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Greta Hushi, Ervis Nallbani, Endri Shkoza, Mario Thanasi, Erisa Gina, Enada Hoxha, Elda Logo, Lurdi Dodgjini, Enred Miholli, Alisa Gjoni, Gerd Vaso, Besi Skura, Odeta Dishnica, Isida Mollaymeri, Elona Dervishi, Jonida Onuzi, Livia Lara, Matilda Lamçe.

Ndërsa provat gjenerale do të zhvillohen më 9 Qershor, shfaja do të ngjitet në skenën e TKOB-it në datat 10,11 dhe 12 Qershor 2015, Ora 20.00. “La Sylphide” është një balet me dy akte me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit. Ariel Mërkuri është i ftuar special në rolin e James Ruben nga drejtori aktual i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni, njëkohësisht edhe koreograf i shfaqjes. Kjo është një nga koregrafitë më të sukseshme balerinit të njohur Ilir Kernit, i cili e ngjiti këtë premierë 10 vjet më parë në Teatrin e Operës dhe Baletit të Beogradit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit