Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka zgjedhur për të ringjitur në skenë një nga shfaqjet më të bukura të sezonit artistik, baletin ‘Monger’ të koreografit të njohur izraelit Barak Marshall.  “Monger” u ngjit premierë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Maj të këtij viti dhe mori vlerësime për lëvizjet, teatralitetin, muzikën e bukur dhe të veçante me motive që nga xhipsi, Balkan Beat Box deri tek ajo klasike me Handelin e Verdin. 

Trupa e baletit shqiptar për herë të parë pati një bashkëpunim special me një nga koreografët më të njohur në të gjithë botën për baletin modern. Koreografi Marshall ka bashkuar imagjinatën e tij me energjinë e balerinëve Loreta Bala, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Amela Prifti, Tea Ajazi, Dion Gjinika, etj. Dramatikisht provokativ, surreal e argëtues baleti “Monger” do t’i shfaqet publikut i pasuruar me nota të larta humori.  
 
Baleti “Monger” do të ngjitet në skenë në datat 9 dhe 10 korrik, ora 20, duke shënuar edhe mbylljen e sezonit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

baleti monger

baleti monger

baleti monger

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com