Baleti “Ngjyrat e vallëzimit”, i
trupës kosovare mirëpritet në Tiranë

Baleti “Ngjyrat e vallëzimit”, i<br />trupës kosovare mirëpritet në Tiranë
Baleti “Ngjyrat e vallëzimit” , i trupës së baletit të Kosovës u mirëprit mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, në kuadër të kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë.


Pas baletit “Dasma”, i cili riktheu trupën e baletit të Kosovës pas 34 vitesh në Tiranë dhe “Balloja e Diplomës” kjo është hera e tretë që kjo trupë baleti vjen në Tiranë dhe zgjodhën për të prezantuar për publikun shqiptar, një balet që është shfaqur premierë në Kosovë në 29 prill të këtij viti.

baleti

Koreografia i përket një emri të njohur Mehmet Balkan, i cili ka një përvojë 45 vjeçare dhe ka mbi 60 koroegrafi të krijuara prej tij gjatë karrierës. Kjo koreografi sipas Balkan është bërë për Trupën e Baletit në Turqi dhe më vonë për Operën Kombëtare të Tokios.


Baleti “Ngjyrat e vallëzimit” është një ndërlidhje mes klasikes dhe modernes. Dashuria është tematika e këtij baleti, i cili tregon marrëdhënien ndërmjet burrit dhe gruas në jetën reale, tregon mërzinë, lumturinë, thyerjen e zemrës, por që në fund përfundon me lumturi.


baleti

Trupa e baletit të Kosovës është krijuar pas Luftës në Kosovë dhe përfshin në bërthamën e tij studentët e parë që u diplomuan nga shkolla e mesme e baletit që u hap në 2001. Kjo trupë baleti, e cila moshën e re e konkurron me talentin dhe dedikimin e madh dhe disiplinën në punë, gjatë këtyre viteve ka vënë në skenë shumë balete, moderne dhe klasike dhe ka bashkëpunuar me shumë koreografë të njohur nga e gjithë bota. Gjithashtu ata kanë marrë pjesë në turne jashtë vendit dhe në festivale të ndryshme duke patur një aktivitet të gjerë.


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit