Baleti/ Mjellmat ‘pushtojnë’ Pallatin e Kongreseve-VIDEO/FOTO

Mbrëmjen e së shtunës është rikthyer për publikun, kryevepra e Çajkovskit, baleti "Liqeni i mjellmave". Ndërsa rolin kryesor e interpretoi me mjeshtëri primabalerina Ledia Sulaj, kjo ringjitje në skenë ka promovuar si solist kryesor balerinin e ri Anxhelo Muçollari. Çifti i balerinëvse në rolet Odeta-Odille ka marrë duartrokitjet e publikut

Primabalerina Ledia Sulaj është konfirmuar tashmë në rolet e mëdhenj që ka interpretuar në skenë. Ajo gjithmonë krijon figura delikate në skenë e ngritur në vallëzime të bukura që rrëmbejnë duartrokitje e publikut.

Ky baleti që ka marrë jetë për herë të parë në skenë nga mjeshtëri i baletit dhe i koreografisë Agron Aliaj në vitin 2004, u shfaq premierë një vit më parë me koreografi të Enada Hoxhës dhe Gerd Vaso. Koreografët e rinj i kanë bërë ndryshime duke modernizuar shumë pjesë të baletit, por mjellmat e Çajkovskit mbeten po ato, ashtu siç këtë herë Ledia Sulaj realizoi një mjellmë të vërtetë klasike.

Baleti do të rinjgjitet edhe sot në skenë ku primabalerina është Adela Muçollari. Ajo është një tjetër Odet –Mjellmë e baletit të Çajkovskit dhe do të kërcej me balerinin Fatjon Lito. Adela është edhe motra e AnxheIo Muçollarit që kërceu me primabalerinë Ledia Sulaj.

Sot në mbrëmje të tjerë soliste së bashku me trupën e baletit dhe orkestrën, do sjellin emocione të reja për publikun, ku shfaqja do të nisë në orën 20:00. Një tjetër sukses pritet falë interpretimeve të bukura të balerinëve dhe Orkestrës së TKOB që drejtohet nga Dian Tchobanov.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave