Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ringjit në skenë me një nga veprat më të bukura të repertorit të sezonit të kaluar, baletin ‘Monger’.
I përgatitur për skenën shqiptare nga koreografi i njohur izraelit Barak Marshall, ky balet shquhet për vallëzimet interesante, teatralitetin, dhe për veçantinë e interpretimit të motiveve që nga xhipsi, Balkan Beat Box deri tek ajo klasike me Handelin e Verdin.
Koreografi Marshall ka bashkuar imagjinatën e tij me energjinë e balerinëve Alisa gjoni, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Amela Prifti, Tea Ajazi, Dion Gjinika, etj. Këtë herë baleti do të ngjitet në skenë në kujdesin e drejtoreshes se baletit Enada Hoxha.
Dramatikisht provokativ, surreal e argëtues baleti “Monger” do t’i shfaqet publikut i pasuruar me nota të larta humori.
Baleti “Monger” do të ngjitet në skenë në datat 3 dhe 4 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO