Balili zyrtarisht në kërkim
përgjimet e lokalizojnë në Jug

Balili zyrtarisht në kërkim<br />përgjimet e lokalizojnë në Jug
SARANDË- Policia Shqiptare shpall zyrtarisht në kërkim Klement Balilin dhe angazhon 200 forca speciale për arrestimin e tij.

Prej orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në jug të vendit përfshi Gjirokastrën, Delvinën dhe Sarandën janë kryer kontrolle nga RENEA në mbi 15 objekte në pronësi të familjes Balili dhe të njohurve të tyre.

Operacioni është ende në zhvillim ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se ish-zyrtari i transporteve të Sarandës është lokalizuar nga përgjimet telefonike në zonën e Delvinës. Në operacion janë angazhuar rreth 200 efektivë të Policisë së Shtetit.

Në ndjekje të tij janë vënë forcat operacionale të policisë së shtetit si dhe trupa të komisariatit të Sarandës të cilët prej më shumë se 1 muaji mbajnë nën vëzhgim lëvizjet e disa personave me të cilët dyshohet se Balili ka kontakte.

Deri në këto momente kontrollet kanë rezultuar të pasuksesshme dhe nga Klement Balili nuk ka asnjë gjurmë, por zyrtarisht sipas të dhënave të sistemit kufitar TIMS ai ndodhet në territorin shqiptar.

Policia ka negociuar dhe me familjarët e Balilit por ata janë shprehur se prej shumë kohësh nuk kanë asnjë kontakt apo dijeni për vendodhjen e tij.

Aktulisht ndaj Balili rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimi i grupit të strukturuar krimanl, pastrimit të parave si dhe kultivimi narkotikëve.

Prokuroria e Krimeve të RFënda prej 3 ditësh është duke punuar mbi dosjen hetimore të palës greke dhe sipas tyre ka prova të mjaftueshme të cilat lidhin Balilin me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot