“Balkan Express” ka përuruar fluturimin e parë nga Tirana në Bari, gjatë ditës së sotme në aeroportin Nënë Tereza. Kompania e fluturimeve “Balkan Express” do të operojë tre herë në javë, të hënave, të mërkurave dhe të premteve me avion të tipit Fokker 50 të shoqërisë ajrore “Air Vallee”. “Balkan Express” do të bëj linjën ajrore Tiranë- Bari dhe Tiranë-Brindizi me tarifa shumë të ulta për pasagjjerët e tij.
Biletat deri në 31 janar do t’i gjeni me çmimin promocional duke filluar nga 29 euro me taksa të paguar përfshi edhe bagazhet. Edhe pse “Balkan Express” ofron si datë zyrtare 31janarin për të përfituar nga çimi promocional, kompania do ta zgjasë këtë ofertë edhe në muajt në vazhdim. Igor Asciutto menaxher i përgjithshëm i “Balkan Express” është shprehur i kënaqur që më në fund kjo kompani do të operojë edhe në Shqipëri, duke ju ofruar shërbime cilësore të gjithë pasagjerëve që do të përdorin këto fluturime.
Pas përurimit të fluturimit të parë të “Balkan Express” menaxheri i përgjithshëm i saj ka organizuar një takim me përfaqësues të agjensive të udhëtimit në shqipëri ku ka shpalosur të mirat që sjell “Balkan Expres” në fluturimet Tiranë –Bari dhe Tiranë-Brindizi.
”Balkan Express është një kompani fluturimesh që operon prej tetë vitesh në Italinë e jugut por e specializuar për fluturimet në zonat e Ballkanit. Shqipëria për ne e shtuar në listën e fluturimeve është një risi pasi deri më sot kishim fluturime në vendet si Slovenia, Bullgaria, Greqia e shumë vende të tjera të Ballkanit. Urojmë që fluturimet nga Shqipëria të na sjellin shumë kënaqësi pasi shohim që ka një potencial të madh. Duke filluar nga sot me fluturimet per Bari që do të jenë tre here në javë do të vazhdojmë me Brindizin e më pas me qytete e tjera me radhë që të mbulojmë të gjithë Adriatikun. Por e gjithë kjo punë pa agjentët e udhëtimit nuk është e lehtë prandaj ju falenderoj për mbështetjen që po na tregoni dhe atë që do të na jepni në vazhdimësi”, deklaroi Igor Asciutto.
“Balkan Express” ndryshe nga kompanitë e tjera ofron mundësin që të pronotohen edhe shërbimet toksore si trasferimet, hotel por edhe pronotimin e plotë të pushimeve verore.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
e parë Tiranë-Bari, vetëm 29 euro">