Balla takim me banorët e rajonit 3 në Elbasan: Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë që të zhbëjnë çfarë është bërë deri tani (VIDEO)

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 3 në Elbasan.

Në hyrje të fjalës së tij, Balla duke ritheksuar diferencën mes PS dhe PD, tha se marrëdhënia me ligjin është ndryshimi më i madh mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike e LSI.

“Për ne ligji është i barabartë për të gjithë. Për ata është llastik, mund ta tërheqësh, lëshosh, mund ta këpusësh. Partia Socialiste bën shtet, bën reforma duke marrë mbi supe përgjegjësinë për të prishur edhe koalicionin me LSI në 2016 si kusht sepse ata nuk pranonin të votonin reformën në drejtësi. Sot Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë të zhbëjnë çfarë është bërë deri tani në vazhdimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Nuk e merr një mandat LSI në Elbasan nëse ne bëhemi të gjithë bashkë për të mos lejuar leximet e kafesë nga fallxhorja në çdo cep të Elbasanit. Duhet të jemi aty për të mbrojtur ligjshmërinë dhe të drejtën e votës për këdo. Ato që blejnë votën ju e dini që është LSI. LSI për skrap do ta çojë Partia Socialiste e Elbasanit”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS teksa përmendi investimet e bëra nga qeveria në Elbasan tha se pa mbështetjen e qytetarëve çdo investim do të mbesë i papërfunduar.

“Investimet nuk do të bëhen dot nëse Edi Rama nuk është në qeveri, nëse unë dhe kolegët e mi nuk do të jemi në Parlament. Nga frika e një rezultati tepër negativ kandidatët për deputet të PD po shkojnë derë më derë sepse e dinë çfarë i pret. Dua t’ju garantoj që mandati ynë i ri do të jetë mandati fitues për PS, por mbi të gjitha do të jetë mandati i bashkisë së Elbasanit”, përfundoi Balla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin