Lulzim Basha zhvilloi këtë pasdite një takim me gratë dhe vajzat demokrate në qytetin e Elbasanit, ndërsa fare ka qenë rastësisht edhe Taulant Balla, kreu i listës së PS me drejtuesit strukturave socialiste, në rajonin Nr.6. 

 Në takimin e organizuar nga PS, pjesëmarrës ishin edhe kryetarët e Bashkive Tiranë dhe Elbasan, Erion Veliaj dhe Qazim Sejdini.

Taulant Balla ka shfrytëzuar pikërisht këtë afërsi të dy takimeve për të ironizuar Lulzim Bashën.
 
O Lul. Ti nuk bëre dot punën e Lali Erit, e jo më të të besojë njeri se mund të bësh punën e Edi Ramës", mësohet t'i jetë drejtuar Taulant Balla, kreut të PD, Lulzim Basha.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com