Balla: Askush të mos guxojë të pengojë, qoftë një zgjedhës të vetëm, të votojë

Balla: Askush të mos guxojë të pengojë, qoftë një zgjedhës të vetëm, të votojë

Taulant Balla

Gjatë prezantimit të Këshilltarëve bashkiakë për Bashkinë e Elbasanit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ai u shpreh i vendosur se procesi zgjedhor do të mbahet teksa paralajmëroi se Kodi Penal është mjaft i qartë për ata që do të guxojnë të prekin qoftë edhe një zgjedhës të vetëm.

Balla tha se përpjekjet me bomba molotov për të penguar procesin e hapjes së negociatave nuk do përmbushen pasi shqiptarët janë të bindur se duhet ecur në rrugën e duhur.

"Fushata do të zhvillohet vetëm në 30 ditët e parashikuara nga kodi dhe për ne si Parti Socialiste, zhvillimi i një fushate në respektim të të gjitha kushtëzimeve që vendos Kodi Zgjedhor është mjaft e rëndësishme.

Zgjedhjet do të zhvillohen. Kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë. Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse guxojnë të pengojnë një zgjedhës të shkojë të votojë, nëse guxojnë të dëmtojnë një qendër votimi, apo një material votimi.

Derisa të fillojë fushata, ne jemi shumë të vetëdijshëm se Shqipëria pret një vendim shumë të rëndësishëm siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim, rekomandimi i Komisionit Europian, i cili me të gjitha gjasat dhe konfirmimet do të jetë një rekomandim pozitiv

Çdo përpjekje, qofshin me bomba molotov, apo me dhunë kundër institucioneve për të penguar fillimin e bisedimeve, për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë, për të penguar vijimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi nuk ka për t’ja dalë dot. Kjo është një gjë e sigurt. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ne duhet të ecim në rrugën e nisur.”", u shpreh Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bradasheshesi: 20/05/2019 00:15

    NE 2017 balla bleu votat me dekodera TV NE zonen e bradasheshit tani KY po hiqet I shenjte

    Përgjigju
  • Para Laci: 17/05/2019 12:34

    Po' doli nje trim nga Librazhdi, po' ti ku do futesh o i numeri ta shikojme sa trim je ti, mire thote Berisha te beri trim motra neper semafort e europes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë