Balla-Bashës: Në 2009-ën ke
marrë mbështetje nga kriminelët

Balla-Bashës: Në 2009-ën ke<br />marrë mbështetje nga kriminelët
Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh edhe kreu i Grupit Parlamentar i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit kreut të opozitës Lulzim Basha, pas akuzave për lidhjen e politikanëve me bandat e Elbasanit.Balla ka ftuar deputetët të distancohen nga qëndrimet për grupet kriminale  ndërsa tha se këtë e ka bërë bashkë me deputetet e PS në Elbasan.

Ndërsa tha se mbështet policinë në aksionin e saj, Balla akuzoi Bashën se në 2009 ka marrë mbështetje nga kriminelët në atë zonë.

“Unë nuk kam folur deri më sot dhe nuk do të flas më asnjëherë, sepse personalisht dhe bashkë me shtatë kolegët deputetë të Partisë Socialiste të Elbasanit nuk kemi asnjë lloj lidhje me asnjërin nga këto.

Kujt i djeg miza nën kësulë, le t'i djegë. Ne jemi këtu për të mbështetur fuqimisht një aksion të policisë i cili duhej ndërmarrë me kohë, që në vitin 2005 kur filloi ngjizja e këtij konflikti e më tej në vitin 2009.

Zotëria Lulzim, prej 2009 deri në 2011, ka qenë deputet i PD-së në Elbasan, njëkohësisht Ministër i Brendshëm, prandaj të mos më bëjë provokime foshnjore duke më thënë: "Ku ke qenë parmbrëmë e ku ke qenë dje."

Unë Lulzim nuk kam bërë e nuk bëj kurrë asnjë kontratë me asnjë kriminel për të siguruar votën, ndërsa ti Lulzim po, ti ke bërë në 2009
" u shpreh Balla.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve