Balla: Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka inspektuar punimet e fazës së tretë të projektit të Rilindjes Urbane të Belshit, i cili parashikon ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave përreth liqenit, pa munguar as hapësirat rekreative.

Në fjalën e tij, Balla tha se Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik, edhe pse investimi ende nuk ka përfunduar.

 “Do të jetë një projekt modern, sepse synohet, jo vetëm krijimi i një unaze përreth gjithë liqenit, por edhe me kënde rekreative të cilat e bëjnë të gjithë hapësirën të shfrytëzueshme.Është një investim rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra, në një bashkëpunim shumë të frytshëm mes Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë së Belshit”, deklaroi Balla.

Qyteza e bukur buzë liqenit, tashmë pret vizitorë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm. Po ashtu, investimet në liqenin e Seferanit, pedonalja, krijimi i bujtinave, aktivitete të shumta në natyrë, kulinaria me prodhime bio të zonës e bëjnë Belshin destinacion të fundjavave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes