Firma e fundit para lënies së detyrës/ Balla dhe King-Smith nënshkruajnë për 1 milionë stërlinat për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit

Firma e fundit para lënies së detyrës/ Balla dhe King-Smith nënshkruajnë për 1 milionë stërlinat për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit

Ministri Balla me ambasadorin britanik King-Smith

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King Smith, nënshkruan një memorandum, përmes së cilës i dhurohet Policisë së shtetit 1 milionë stërlina për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministri Balla, i cili falënderon ambasadorin King Smith dhe në mbyllje të detyrës së tij si ministër shpreh mirënjohje edhe për homologët britanikë Suella Braverman, James Cleverly dhe Yvette Cooper.

Nga ana tjetër në mbyllje të detyrës së tij në Shqipëri është edhe ambasadori britnanik, për të cilin Balla shpreh vlerësimin maksimal për kontributin dhe angazhimin efektiv.

'Sapo nënshkrova me Ambasadorin e Britanisë së Madhe Alastair King Smith “Memorandumin e Mirëkuptimit për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë, përmes të cilit i dhurohet Policisë së Shtetit një grand prej 1 milionë stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë. Gjatë detyrës si Ministër i Brendshëm pata mundësinë të bashkëpunoja me homologët Suella Braverman, James Cleverly dhe Yvette Cooper, duke shënuar rezultate të dukshme luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm. I falenderoj për bashkëpunimin rezultativ dhe vlerësimin e tyre për punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër. Ambasadori Alastair King Smith, i cili po përfundon mandatin e tij në Shqipëri, meriton gjithashtu vlerësimin maksimal për kontributin dhe angazhimin efektiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në shumë fusha', ishte reagimi i ministrit Taulant Balla.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë