Balla dhe kandidati për bashkinë e Elbasanit në Shushicë: Po bëjmë atë për të cilën jemi votuar

Balla dhe kandidati për bashkinë e Elbasanit në Shushicë: Po bëjmë atë për të cilën jemi votuar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja dhe deputeti i zonës, Arben Kamami inspektuan nga afër punimet për ngritjen e argjinaturës në njësinë administrative të Shushicës që i jep fund përmbytjeve të tokave dhe rrezikut të përmbytjes së shtëpive për banorët e kësaj zone.

Në fjalën e tij gjatë takimit me banorët Balla u shpreh se ky është viti i tretë radhazi që investohet në argjinaturën e Shkumbinit me qëllim që të shmangen përmbytjet e tokave të banorëve dhe se falë reformës administrativo-territoriale u bë i mundur bashkimi i Shushicës me bashkinë e Elbasanit, gjë që krijon mundësinë për investime të tilla pavarësisht kapitalit të lartë.

"Ky është viti i tretë radhazi që investohet në argjinaturën e lumit Shkumbin. Ne sot erdhëm për të parë punimet që janë bërë. Janë hedhur goxha para' për të bërë këtë pritë. Të gjithë e dimë se kur Shushica ishte komunë mundësia për të bërë këtë investim ishte zero. U desh të bëhej reforma administrativo- territoriale në vitin 2015 për ta futur fshatin tuaj pjesë të Bashkisë Elbasan. Është detyra që po bëjmë dhe për të cilën ju na keni votuar. Sot unë jam shumë krenar të them se ne kemi shpëtuar nga përmbytjet sa e sa hektarë tokë", tha numri dy i Partisë Socialiste.

Prefekti i Qarkut të Elbasanit dhe kandidat për bashkinë në zgjedhjet e 30 qershorit, Gledian Llatja theksoi rëndësinë e këtij investimi që i jep fund rrezikut të përmbytjes së tokave të banorëve të kësaj zone. Ai u shpreh se ky problem ishte ngritur nga vetë banorët gjatë takimeve të bashkëqeverisjes me qytetarët.

“Ka qenë një inicativë e prefektit për shkak edhe të emergjencave dhe kërkesave që vinin nga banorët për lumin që i merrte tokat dhe që rrezikonte t'u futej në shtëpi.Ky investim ka hequr rrezikun e erozionit ka hequr rrezikun e përmbytjes së tokave.Të njëjtin projekt ne do fillojmë këtë vit edhe për lagjen Baldavere të Shushicës që është një projekt prej 430 milion lekësh të vjetra.

Gjatë takimeve të bashkëqeverisjes me qytetarët verën e kaluar ne morëm shumë ankesa me problematika të tilla sidomos nga zonat e fshatrave ku kalon Shkumbini.Ka problematika të tilla edhe në zonën e Peqinit. Shkumbini kur vjen, edhe për shkak të shfrytëzimit masiv që i është bërë gjatë viteve të tranzicionit, pa kriter ka marrë shumë toka.Ne themi se me këtë investim është stabilizuar kjo pjesë.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bradasheshsi: 31/03/2019 17:07

    Prape z Balla do te perdore dekoderat e TV ne kembim te votes per PS televizor te vjeter duan dekoderin Per te kapur stacionet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja