TIRANE- Dy ditë pas publikimit të videos nga deputetët e opozitës në Kuvend, ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policë Artan Didi gjatë një aksioni policor në vitin 1999 ka ekzekutuar një shtetas grek, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar duke e quajtur përkrahje të krimit sjelljen e opozitës. Për deputetin Ristani, Didi nuk duhet parë si hero por duhet të shkojë në bankën e të akuzuarve, ndërkohë që deputeti Balla ka kujtuar se drejtori i Policisë ka vënë jetën në rrezik dhe është plagosur në aksion me terroristë të Al Kaedës.
Ristani: Në krye të policië së shtetit janë vendosur njerëz që vrasin jetë të pafajshme.
Tahiri: Opozita duhet të mbledhë mendjen dhe të mos përkrahë krimin.
Nuk mund t’i dilni në mbrojtje një pengmarrësi dhe të jeni të bindur që kushdo qoftë që do tentojë të shkelë ligjet dhe do tentojë të vërë në rrezik jetët e qytetarëve në këtë vend, do të përballet me forcën e ligjit.
Ristani: Ju keni vrarë një njeri të pafajshëm. Ai që vrau nuk mund të jetë hero, por duhet të shkojë në bankën e të akuzuarve
Balla: Akti i turpshëm i 4-5 deputetëve të cilët tradhtojnë punonjësit e policisë. Juristët e plepave e dinë ligjin. Sot dua t’ju them qëDidi me vendimin e dy gjykatave ka marrë pafajësinë. Pse nuk përmend askush plagosjen e tij për kapjen e një personi të Al Kaedës? Keni çuar TV e oborrit për të nxitur gjakmarrjen.
Noka: Videoja kur ishit ju në pushtet u zhduk dhe na u desh që ta rigjenim në Greqi. Në video duket qartë se pengmarrësi është vrarë më parë, dhe vrasja e viktimës së dytë është në shkelje me ligjin.
Balla: Disa nga policët që kanë humbur jetën në kohën e PD-së, janë tradhtuar nga drejtuesit e lartë të Policisë.
Strazimiri: Nuk mund të mbroni vrasësin. Policia nuk ka detyrë të vrasë, por të kapë kriminelët. Imagjinoni çdo bëhej nëse në çdo aksion policie do mereshin jetë të pafajshme
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com