Balla e akuzoi si të dënuar në masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri e padit për shpifje: Kam kërkuar dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh

Balla e akuzoi si të dënuar në masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri e padit për shpifje: Kam kërkuar dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh

Fredi Beleri, Taulant Balla

Kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri siç paralajmëroi në 28 shkurt, ka ngritur padi për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit në një deklaratë për mediat, teksa foli për kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Himarës tha se është i turpshëm kandidimi i një personi të dënuar për masakrën e Peshkëpisë.

Beleri reagoi duke thënë se gjykata e Krimeve të Rënda e kishte shpallur atë të pafajshëm për masakrën e Peshkqpisë dhe shtoi se do të padiste Ballën për shpifje.

Së fundmi pasi depozitoi padinë në gjukatë, Beleri tha se ka kërkuar dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh.

“Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar  dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t'ia dhuroj të gjithë shumën "Shtëpisë së Foshnjës Vlorë"- deklaron Beleri.

Ai tha se akuzat e Ballës vijnë si rezultat i frikës që PS ka së në 14 maj do të humbasë zgjedhjet në bashkinë e Himarës.

Në 25 janar, Sali Berisha firmosi marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke i dhënë kandidatët në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Deri më tani ngarradhët e PBDNJ, është konfirmuar kandidimi i Fredi Belerit për bashkinë e Himarës.

Padia e bërë nga Fredi Beleri

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës