Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në Berlin zhvilluan një takim me Rita Schwarzelühr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Mjedisin, Klimën, Konservimin e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se në fokus të bisedimeve ishte avancimi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, veçanërisht për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, i konsideruar një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe sfidues të procesit të integrimit.
“Gjermania është mbështetës kryesor në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe ne jemi mirënjohës për partneritetin e fortë në avancimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Komente








