Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Robert Jenrick morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Laboratorit të Referencës së ADN-së në Institutin e Policisë Shkencore, i cili do të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Profilet gjenetike të të arrestuarve apo ndaluarve të përfituara nga ky laborator do t’i shtohen bazës kombëtare të të dhënave të ADN-së, e cila është zhvilluar me asistencën e Mbretërisë së Bashkuar duke u siguruar Policisë Shqiptare dhe sistemit të Drejtësisë një mjet të fuqishëm hetimi.
Të dy qeveritë dhe agjencitë e tyre ligjzbatuese kanë një histori të gjatë dhe të suksesshme bashkëpunimi në këtë fushë, si dhe në hetimin e dosjeve kriminale.
Vizita e ministrit Jenrick i paraprin takimin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet në Tiranë, për të diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm, krimin e organizuar dhe sigurinë kibernetike.
“Është kënaqësi të pres ministrin Jenrick, përpara takimit të parë historik të vendeve pjesë e Procesit të Berlinit që zhvillohet në rajon. Ky laborator biometrik është një hap tjetër në bashkëpunimin tonë të ngushtë për të rritur kapacitetet dhe aftësinë tonë në këtë fushë”, tha ministri Balla.
“Kjo strukturë e re e IPSH është një tjetër hap për objektivin e përbashkët të qeverive në luftën kundër krimit të organizuar, duke përmirësuar testimin dhe analizën e mostrave të ADN-së. Ky është shembulli i fundit i punës së ngushtë të përbashkët midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, që përfshin nënshkrimin e një komunikate të përbashkët mes kryeministrave tanë në dhjetor, e cila solli një ulje me mbi 90% të numrit të personave që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar", u shpreh ministri britanik.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.4%
-
Pak
80.7%
-
Nuk e di
10.9%
Vota total: 580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi në Kretë/ Balla për Report TV: Nesër bëhen bashkë të gjithë shqiptarët pa asnjë dallim, të majtë apo të djathtë! Në Milano përmbyllim turin e diasporës
28 Mars, 14:30
-
Taulant Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte! Duhet të marrim pasaportën Europiane
26 Mars, 17:59
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Kosovë/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit Thaçi, Balla, Ruçi dhe ambasadori Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule (VIDEO)
18 Mars, 12:38
-
Balla nga Librazhdi: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë dhe 4 më 21 Janar 2011 për të mbrojtur korrupsionin!
15 Mars, 19:15
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
11 Mars, 11:23
-
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani! Bashkëshortja e tij: Do të na mungosh pafundësisht
9 Mars, 19:51
-
Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
5 Mars, 15:09
-
Balla takim me vlonjatët në Athinë, ftesë për panairin e punës: Edhe më skeptiku prej jush, nesër do ta mendojë seriozisht mundësinë e rikthimit
1 Mars, 21:53