Balla fillon punën, inspekton
punimet në Elbasan dhe Librazhd

Balla fillon punën, inspekton<br />punimet në Elbasan dhe Librazhd
Pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, kryesuesi i listës së deputetëve të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka filluar punën, duke inspektuar nga afër punimet e projekteve në Elbasan dhe Librazhd.
 
Gjatë ditës së sotme, deputeti Balla u ndal në njësinë administrative Papër, ku po vijon puna me intensitet të lartë për realizimin e projektit të rikualifikimit të fasadave të pallateve të lagjes Ullishte.
 
Gjatë inspektimit të punimeve të rikualifikimit urban në Papër Balla tha se “Jo vetëm qyteti Elbasan, por edhe njësitë administrative rurale do të jenë përfituese të projekteve të urbanizimit”, -theksoi deputeti Balla.
 
Më herët, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, inspektuan nga afër punimet që po kryhen në shëtitoren përgjatë pritës së lumit Shkumbin. Ky investim nuk do të shërbejë vetëm si pritë për lumin, por do të jetë shëtitorja më e madhe e qytetit të Librazhdit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre