Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është konfirmuar si kryetar i grupit Parlamentar të PS. Balla mori mbështetjen e deputetëve socialistë për drejtimin e Grupit Parlamentar me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Më herët Rama u ka thënë deputetëve të PS që të shmangin provokimet dhe debatet me opozitën
“Mos replikoni dhe mos u provokoni nga opozita. Mbroni ligjet që do shqyrtohen në seancat parlamentare”, ka thënë Rama më herët dhe këto porosi sigurisht janë përsëritur nga Balla gjatë mbledhjes së grupit
Lajmi kryesor:
PS dhe PD mbledhin deputetët e tyre para seancës së Kuvendit! Opozita me 3 grupe parlamentare, Basha jep deputetë 'borxh' për aleatët dhe PDIU, nuk ndihmon LSI! Berisha pa grup











