PS dhe PD mbledhin deputetët e tyre para seancës së Kuvendit! Opozita me 3 grupe parlamentare, Basha jep deputetë 'borxh' për aleatët dhe PDIU, nuk ndihmon LSI! Berisha pa grup

TIRANË-60 minuta para se Kuvendi të mblidhet për të ngritur strukturat e reja të parlamentit, dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë mbledhur grupin e tyre parlamentar, ku janë dhënë porositë dhe direktivat për deputetët. Burime për Report Tv konfirmuan se opozita do të përfaqësohet me 3 grupe në parlament, njëri demokrat dhe 2 të aleatëve. Por pa grup parlamentar Basha la LSI dhe ish liderin e PD,  Sali Berishën.

Në shkresën që ka depozituar Partia Demokratike në Kuvend, në përbërje të grupit të saj ka 44 deputetë, ndërsa kryetar i grupit është Alfred Rushaj, nënkryetar Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, Sekretar Arbër Agalliu dhe zëdhënëse e grupit Orjola Pampuri.

Aleatët që të mundin të formojnë një grup parlamentar duhet të kenë 7 deputetë dhe për këtë Basha u ka dhënë aleatëve  të PD 'borxh' depuetët e tij për të mundur të formojnë grupet e tyre parlamentare. Në një nga grupet en opozitës "Grupi i Aleancës për Ndryshim" ka në përbërje 4 aleatët e Bashës dhe 3 deputetët e Partisë Republikane. Kryetar i grupit do të jetë Fatmir Mediu, nënkryetar Agron Duka, sekretare Elda Hoti dhe zëdhënëse Merita Bakiu. Anëtarë do të jenë Vangjel Dule, Emilja Koliqi dhe Dashamir Shehi.

PD ka vendosur të ndihmojë PDIU duke i dhënë 4 deputetë për krijimin e grupit parlamentar. Çamët e Shpëtim Idrizit kanë formuar grup parlamentar më vete, duke i huazuar disa deputetë Bashës. Kështu, kryetare e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim është Mesila Doda, nënkryetare Ilda Dhori, Sekretar Nusret Avdulla ndërsa zëdhënëse Andia Ulliri. Shpëtim Idrizi ka zgjedhur të jetë anëtar i grupit së bashku me Selaudin Jakupllarin dhe Kasëm Mahmutajn.

Ndarja e grupeve parlamentare konfirmoi krizën mes PD e LSI. 4 deputetët e kësaj të fundit, mbetën pa grup, pasi për të formuar një të tillë, u duhej të huazonin të paktën 3 deputetë nga listat e Bashës. LSI përfaqësohet në Kuvend nga 4 deputetë, Monika Kryemadhi, Perit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela. Edhe Berisha mbeti pa grup parlamentar, por formularin dërguar Kuvendit,  Berisha ka deklaruar se është pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat, duke i dërguar një tjetër mesazh Lulzim Bashës se nuk e njeh vendimin e tij për ta përjashtuar.

Nga ana tjetër në mbledhjen e PS nuk pa surpriza, ku 74 deputetët  që fituan mandatin nën siglën rozë do të drejtohen nga Taulant Balla si kryetar i grupit të socialistëve.

Pa grup mbetën edhe 3 deputetët e Partisë Social Demokrate.

Por çfarë do të thotë mungesa e grupit parlamentar? Grupeve parlamentare u sigurohen zyra në Kryesinë së Kuvendit. Çdo grupi parlamentar i vihet në dispozicion një sekretar dhe këshilltar. Çdo grupi parlamentar i dedikohet kohë për të folur enkas në seancën plenare. Gjithashtu krerët e grupeve parlamentare kanë trajtime financiare me të larta se deputetët e thjeshtë, me 9 mijë lekë shtesë në pagë. Kështu, në mungesë të grupit parlamentar, LSI humbet mundësinë e pasjes së zyrës në kryesinë e Kuvendit, këshilltarë, kohën e veçantë për të folur në seancën plenare dhe trajtimin financiar për një nga deputetët që mund të drejtonte grupin parlamentar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Balla fiton mbështetjen e deputetëve socialistë, konfirmohet me 72 vota pro si kreu i grupit parlamentare të PS

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është konfirmuar si kryetar i grupit Parlamentar të PS.  Balla mori mbështetjen e deputetëve socialistë për drejtimin e Grupit Parlamentar me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Më herët Rama u ka thënë deputetëve të PS që të shmangin provokimet dhe debatet me opozitën

“Mos replikoni dhe mos u provokoni nga opozita. Mbroni ligjet që do shqyrtohen në seancat parlamentare”,  ka thënë Rama më herët dhe këto porosi sigurisht janë përsëritur nga Balla gjatë mbledhjes së grupit

Ora 17:13
Basha ndihmon aleatët dhe PD, zbardhen emrat e dy grupeve parlamentare të aleatëve dhe PDIU-së

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndihmuar edhe PDIU-në dhe aleatët të formojnë grupet parlamentare opozitare në Kuvend. Report Tv ka zbardhur emrat që do të jenë në dy grupet e tjera opozitare përkatësisht  Grupi Parlamentar Aleanca per Ndryshim dhe Grupi per Demokraci dhe Integrim

Grupi Parlamentar Aleanca per Ndryshim do të jetë grupi i 4 aleatëve të Bashës dhe 3 deputetëve të Partisë Republikane

F. Mediu Kryetar

A. Duka nenkryetar

Merita Bakiu- Zedhenese

Elda Hoti - Sekretare

Vangjel Dule- anetar

Emilja Koliqi- anetar

Dash Shehi- anetar

Nën grupin e PDIU-së, Grupi per Demokraci dhe Integrim anëtarët janë:

Mesila Doda -Kryetar

Ilda Dhori- nenkryetar

Andia Ulliri- Zedhenes

Nusret Avdulla- sekretar

Shpetim Idrizi- anetar

Selaudin Jakupllari - anetar

Kasem Mahmutaj- anetar

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja