Presidenti, nesër në 10:00 negociata në prani të kamerave! PS: Nëse opozita i ka 20 firma të propozojë emër, kërkojmë fleksibilitet! Alibeaj: Transparenca, ilaçi kundër pazareve

Ashtu siç edhe opozita e kishte kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve negociatat për emrin e ri të Presidentit do të zhvillohen në prani të kamerave. Dakordësia që bisedimet të vijojnë nesër në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit u arrit në takimin e pasdites së sotme mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

Si një formë sfide, kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ftoi Alibeajn dhe opozitën që të propozojë një emër për Presidentin nëse i ka 20 firma, ndërkohë që tha se mazhoranca pret gatishmëri nga opozita për të vijuar me procesin për Presidentin.

“Unë kam shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi dokumentin e Alibeajt por natyrshëm që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët”, tha Balla.

Ndërkohë që nga ana e tij Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve, teksa i ftoi gazetarët që nesër të jenë të pranishëm për të mësuar qëndrimin e opozitës për këtë çështje. 

"Unë kam durimin që t’i diskutojmë të gjithë hap pas hapi, e kuptoj shpejtësinë që do Balla, por besoj që kushtetuta thotë 1 gjë, që 3 raundet e para duhet shumica e cilësuar. Ne kemi pacaktuar rregullat, pastaj emrat", tha ai. 

Një reagim ka patur edhe Luçiano Boçi, i mandatuar nga Komisioni i Rithemelimit për të negociuar me opozitën për presidentin e ri, ku thotë se bisedimet mes Alibeajt dhe PS janë false.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Boçi i ‘Rithemelimit’: Rama e ka në xhep Presidentin! Balla dhe Alibeaj do të shpikin formulën antikushtetuese, jashtë negociatave politike.

1652370967_Sequence03.00254715.Still018.jpg

Luçiano Boçi, mandatuar nga Komsionii Rithemelimit për negociatat për presidentin me opozitën, i konsideron false bisedimet mes Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeajt. Sipas tij Balla dhe Alibeaj do të shpikin formulën antikushtetuese, jashtë negociatave politike.

““Formula” për zgjedhjen e Presidentit na paska ngecur e ngatërruar në dilemën Balla Alibeajn apo Alibeaj Ballën. Do e shpallin nesër e në vazhdim të dy “me transparencë” në sofrën “publike” të  interesave. Merre me mend si ka degraduar çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit!? Jashtë negociatave politike, siç e kushtëzon kushtetuta dhe brenda konsideratave të individëve politikë me prioritete krejt të ndryshme,  por që asnjëri nuk e ka shqetësimin për Presidentin. Për ata, në fund të fundit, me kompetencat që e kanë katandisur, ai nuk ka pikë rëndësie. I pari në formulë (mendoni kë të doni si të parë) ka interes të sulmojë opozitën duke pastruar Ramën.

I dyti (gjithmonë sipas zgjedhjes suaj) kërkon përçarjen e opozitës duke favorizuar Ramën. Askush nuk mund ta dallojë ku fillon njëri e ku mbaron tjetri. Dhe në fund kjo formulë pritet të pjellë Presidentin. Domethënë janë bashkë dhe e vetmja gjë që i ndan është se Balla ka mandatimin e Asamblesë e Grupit Parlamentar të PS, ndërsa Alibeaj ka mandatimin e Ramës dhe Ballës. Përsëri diferenca nuk është aq e madhe! Pothuaj sa emri që ka në xhep Rama për President”, ka shkruar Boçi.

Ora 18:54
Negociatat për presidentin, Alibeaj: Transparenca ilaçi kundër pazareve, nesër në orën 10 jeni të ftuar për të parë qëndrimin tonë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve. Ai gjatë fjalës së tij pas takimin me Ballën, i ka ftuar të gjithë gazetarët në bisedimet e ditës së nesërme në orën 10:00.

"Unë mendoj që vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarëdolloj pazari. Ju dhe publiku e doni këtë. Për këtë arsye nesër ora 10 jeni të ftuar për të parë qëndrimin. Duam te jetë një proces në shërbim të shqiptarëve. Nesër salla është e hapur për të gjithë.

Unë kam durimin që t’i diskutojmë të gjithë hap pas hapi, e kuptoj shpejtësinë që do Balla, por besoj që kushtetuta thotë 1 gjë, që 3 raundet e para duhet shumica e cilësuar. Ne kemi pacaktuar rregullat, pastaj emrat. Le ta shohim...", tha Alibeaj. 

Ora 18:39
Negociatat për Presidentin, Balla: Kërkojmë gatishmëri dhe fleksibilitet nga Alibeaj, të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët

 

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca pret gatishmëri nga opozita për të vijuar me procesin për Presidentin.

“Ju ishit prezent gjatë bisedës që zhvilluam sot në konferencën e kryetrarëve. Shpresoj që të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus.  Unë kam shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi dokumentin e Alibeajt por natyrshëm që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët.  

Unë mendoj se është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë dhe unë besoj që gjithmonë dialogu dhe konsensusi të arrijnë produkte pozitive”, tha Balla.

“Nëse ka gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces besoj se mund të kemi ecuri në këtë proces. I ka opozita 20 firma për një kandidat për ta propozuar, nëse i ka le ta bëjë”, vijoi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saliu: 17/05/2022 19:16

    Kemi besim tek qeveria juaj ne zgjedhjen e presidentit dhe me e mira do ishte qe mos ti pyesin fare kto te pd se sja kane idene

    Përgjigju
  • Keli: 17/05/2022 19:13

    Ato as 20 firma nuk i bejne dot se jame te percare cfare mund te presesh prej tyre

    Përgjigju
  • erta: 17/05/2022 19:10

    Sigurisht qe asnje tjeter nuk mund te zgjedhe dike me te mire per president se ju.Mezi presim te marim vesh se cili do te jete dhe padyshim qe do ti urojme me gjithe qef suksese ne punet qe do te bejne.

    Përgjigju
  • eri: 17/05/2022 19:08

    Keni besimin tone ne duart tuaja.Ju patjeter qe do te zgjidhni nje njeri te denjte per te qene president i venit tone.

    Përgjigju
  • Noku: 17/05/2022 19:03

    Po ik o zgjidhni hallet qe keni brenda per brenda partie cpun keni ju me zgjedhjen e presidentit

    Përgjigju
  • Elona: 17/05/2022 18:49

    Shpresojme te zgjidhet nje presindet i denje dhe jo nje sikur e kishim qe sberi asgje per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share