Pas braktisjes së Kuvendit nga deputetët e PD-së, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i përsëriti thirrjen LSI-së për të bashkuar votat me maxhorancën për miratimin e ligjit që i hap rrugë emërimeve të reja në drejtësi.
Menjëherë pas apelit të bërë nga Balla, një reagim ka ardhur edhe nga kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili është shprehur se qeveria po luan kungulleshkën me ligjin e magjistraturës dhe se Reforma në Drejtësi për ta është thjesht një pazar i rëndomtë.
Propozoi Rilindja një ligj që i jepte fuqi Kuvendit të vendoste për shkollën e magjistraturës për 2 vjet. Pastaj e çuan në një. Me Kungulleshkë do ta bëjnë drejtësinë. Se kjo kungulleshkë është: themi dy vjet. Po pse dy? Po sa? Pa limit. Po pse pa limit. Po sa? Themi një vit. LSI beson vetëm tek parimet e Komisionit të Venecias dhe tek 21-22 korriku gjithçka jashtë tyre është riciklimi i pisët i drejtësisë së vjetër, por të kapur sot fort në grusht nga Rilindja.
Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI-së
Lajmi kryesor: