Opozita braktis Kuvendin: Të rivotohet 'Teatri'! Balla fton LSI-në: Të votojmë ligjin për Magjistratët

Opozita shqiptare ka refuzuar thirrjet e BE për të votuar ligjin për magjistratët, që i hap rrugë zëvendësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, që kanë krijuar ngërç në drejtësi.

Me pretendimin se votimi për Teatrin Kombëtar është manipuluar, opozita bojkotoi Kuvendin, duke injoruar thirrjet e komisionerit Hahn dhe eurodeputetëve për të qenë të pranishëm gjatë seancave dhe votuar ligjet e zbatimit të reformës në drejtësi.

“Në votim u bënë shkelje, një deputet votoi dy herë. Nuk ka pse vidhen votat kur nuk është aspak nevoja. Nëse nuk bëhet rivotimi, ne largohemi nga salla”, deklaroi Spaho. 

Drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi u përgjigj shkurt: “Deputetëve të opozitës i urojmë ditë të mbarë”.

Me një herë pas kësaj fraze deputetët e PD braktisën punimet e seancës plenare. Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që ligji për ndryshimet në kodin rrugor dhe ligji i shkollës së magjistraturës të shtyhen për seancën e 23 korrikut. Balla i përsëriti thirrjen LSI-së për të bashkuar votat me maxhorancën për miratimin e ligjit që i hap rrugë emërimeve të reja në drejtësi, për tY zëvendësuar gjyqtarët e djegur nga Vettingu.

Thirrja ime është që për hir të një procesi dialogu të rëndësishëm me një pjesë të rëndësishme të opozitës të shtyhen për seancën e datës 23. Do kishte qenë mirë që opozita dhe kryetari i grupit të saj, kur bëjnë një kërkesë duhet të respektojnë dhe përgjigjen. Opozita vetëm dy ditë pas vizitës së komisionerit Hahn në Shqipëri, i cili i kërkoi që të mos bojkotojnë parlamentin, ata i përgjigjen me të njëjtën gjuhë.  

Lidhur me pretendimin pse deputeti Bitri ka votuar me kartën e aksidesit të Tavos, por mendoj që kjo është sqaruar. Dhe nëse ka një faj, i takon vetëm deputetëve të opozitës, që u munduan të bëjnë një rreng ndaj një deputeti që ka qenë i asaj partie, por prej pak kohësh është deklaruar si deputet i pavaruar. 

Kreu i grupit të PS tha se do të shtyhet dhe votimi i dy ligjeve që duan shumicë të cilësuar votash siç janë Kodi Rrugor dhe ligji i Magjistraturës. Kemi një ligj të rëndësishëm për të diskutuar sot në parlament, për të votuar 15 djem e vajza në magjistraturë për të vazhduar karrierën e tyre në drejtësi. Se do jenë këta magjistratë të rinj që do plotësojnë vendet vakante të atyre gjykatësve që ka përjashtuar Vettingu.

Ligji për Magjistratët dhe ai për Kodin Rrugor u shtynë për seancën e ardhshme dhe të fundit të këtij sesioni parlamentar.


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Berisha debat me Leskajn e KLSH-së: Këtyre thuaju hajdutë të 1.2 mld €


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
Taulant Balla "kokë më kokë" me Luan Ramën, çfarë po negociojnë?

Pas braktisjes së Kuvendit nga deputetët e PD-së, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i përsëriti thirrjen LSI-së për të bashkuar votat me maxhorancën për miratimin e ligjit që i hap rrugë emërimeve të reja në drejtësi.

Menjëherë pas apelit të kreut të grupit parlamentar të PS-së, fotografi i Kuvendit Agim Rama ka shkrepur një foto ku dukej qartë Balla në shoqërinë e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar mes tyre dy figurat shumë të rëndësishme të partive përkatëse por marrë shkasë nga tema e ditës, Balla mund t’i ketë kërkuar Ramës të përdorë influencën e tij në parti për të siguruar votat e mjaftueshme për miratimin e ligjit.

Ora 15:34
Balla fton LSI-në të votojë ligjin për Magjistratët, Vasili: Ju luani kungulleshkash

Pas braktisjes së Kuvendit nga deputetët e PD-së, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i përsëriti thirrjen LSI-së për të bashkuar votat me maxhorancën për miratimin e ligjit që i hap rrugë emërimeve të reja në drejtësi.

Menjëherë pas apelit të bërë nga Balla, një reagim ka ardhur edhe nga kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili është shprehur se qeveria po luan kungulleshkën me ligjin e magjistraturës dhe se Reforma në Drejtësi për ta është thjesht një pazar i rëndomtë.

Propozoi Rilindja një ligj që i jepte fuqi Kuvendit të vendoste për shkollën e magjistraturës për 2 vjet.  Pastaj e çuan në një. Me Kungulleshkë do ta bëjnë drejtësinë. Se kjo kungulleshkë është: themi dy vjet. Po pse dy? Po sa? Pa limit. Po pse pa limit. Po sa? Themi një vit. LSI beson vetëm tek parimet e Komisionit të Venecias dhe tek 21-22 korriku gjithçka jashtë tyre është riciklimi i pisët i drejtësisë së vjetër, por të kapur sot fort në grusht nga Rilindja.

Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI-së

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!