Balla: Gjykata e Durrësit
rrëzon kurthin e pisët të Saliut

Balla: Gjykata e Durrësit<br />rrëzon kurthin e pisët të Saliut
Deputeti i PS, Taulant Balla, prononcohet mbi ndalimin e paligjshëm të Ledio Rucit nga policia e Durrësit. Prononcimi vjen në rrjetin social Facebook pas vendimit të gjykatës së Durrësit, e cila e shpalli të paligjshëm ndalimin e djalit të deputetit Gramoz Ruci dhe lirimin e tij, 3 ditë pasi u ndalua me 1.5 gramë kanabis në Durrës.

“Gjykata e Durrësit rrëzon kurthin e pisët të Policisë së Saliut kundër Ledio Rucit. Gjykata sapo shpalli sot si të paligjshëm ndalimin e Ledio Rucit. Gjithashtu vendimi i gjykatës konsideroi të paligjshëm kontrollin dhe ndalimin e makinës. Ky vendim i gjykatës cmontoi planin e parapërgatitur nga Agron Kulici dhe Sali Berisha.

Gjethja e hashashit në makinë ishte hedhur qëllimisht nga policët kriminalë të Kulicit. Sepse në momentin e ndalimit të makinës nuk u gjet asgjë e parregullt, por pasi makina qëndroi tre ditë në polici brenda në makinë u rrit një gjethe kanabis. Kush e ha këtë? Sali Berisha mbetet po i njëjti maskara që godet pas shpine dhe intrigon sulme kundër familjarëve të kundërshtarëve. Me Gramoz Rucin gjithmonë i ka mbetur sharra në gozhdë” shkruan Balla.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, automjeti bie tek Lana në afërsi të rrethit të Shkozës, 35-vjeçari dërgohet në spital

Tiranë, automjeti bie tek Lana në afërsi të rrethit të Shkozës, 35-vjeçari dërgohet në spital