Balla i feston Pashkët në Vlorë tek Qendra 'Vatra', apeli për gratë e vajzat: Askush s'ka lindur për të vuajtur, denonconi dhunën

Balla i feston Pashkët në Vlorë tek Qendra 'Vatra', apeli për gratë e vajzat: Askush s'ka lindur për të vuajtur, denonconi dhunën

1714919077_balla.jpg

Në festën e bekuar të Pashkëve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Qendrën “Vatra” në Vlorë, ku janë akomoduar vajza e gra, viktima të dhunës në familje apo formave të tjera të dhunës me bazë gjinore.

"Jo pa shkak kemi ardhur në ditë feste, sepse nuk ka më bukur sesa të jemi në këtë Strehëz, ku jetojnë prej kohësh gra e vajza, të cilat i konsiderojmë si heroina. Jeni shembull shumë i mirë për vajza e gra të tjera, që për shkak se hezitojnë të denoncojnë dhunën vazhdojnë ta vuajnë në mënyrë të përditshme. Ndërkohë që secila prej jush që e ka denoncuar, është çliruar. Duam të jeni shembull për të tjerat", u shpreh Balla.

Drejtoresha e Qendrës tha se puna e tyre lidhet shumë me atë të Policisë, dhe falë besimit që kanë tek ky institucion vajzat e gratë, denoncojnë. Ministri garantoi jo vetëm sigurinë për to, por edhe tha se po punohet për programe strehimi e përkujdesjeje.

"Nuk do t'ju mungojë asgjë, që nga siguria por edhe pjesa e trajtimit me banesa, do të shohim mundësitë nëse kemi apartamente të konfiskuara ndaj krimit të organizuar apo korrupsionit, apo me programe të posaçme që ka Bashkia e Vlorës, për të kaluar në fazën e dytë", nënvizoi gjatë bisedës ministri. Por ai apeloi dhe nxiti këdo të denoncojë dhunën.

"Faza e parë është momenti i çlirimit, i fitores së lirisë kundër dhunës me bazë gjinore dhe faza e dytë riintegrimi, kthimi në jetën normale. Duhet t'ja tregojmë çdo vajze e gruaje, ajo që denoncon dhunën, duhet ta dijë që e pret një jetë shumë e mirë. Sepse një prej hezitimeve që kanë, është që më mirë po duroj se nuk kam ku shkoj, çfarë do thonë komshinjtë, familja, fisi. Të thonë ça të duan, por askush nuk ka lindur për të vuajtur. Strehëza juaj ka një meritë të veçantë, jeni një model që duhet shtrirë dhe në qarqe të tjera, edhe pse siç i ka hije Vlorës këtu janë nga e gjithë Shqipëria, madje dhe ndërkombëtare se keni dhe të huaja", tha Balla.


Lajmi kryesor:

Sot festohen Pashkët Ortodokse, uron politika! Rama: Gëzuar! Begaj: Të mbështesim njëri-tjetrin! Basha e Meta: Paqe e begati


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë