Balla i kujton Bashës lejën që i
dha familjes së tij për shtesë kati

Balla i kujton Bashës lejën që i<br />dha familjes së tij për shtesë kati
Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të PD se deputeti Sadri Abazi po ndërton një kat pa leje në Tiranë. Balla i ka kujtuar Lulzim Bashës se në fund të mandatit si kryetar i bashkisë së Tiranës i dha leje familjes së tij një shtesë në katin e 12-të, për ta shndërruar dupleksin në tripleks. Ai thekson se kur flet Basha për shtesë kati, tiranasit qeshin.
 
Kur flet Luli per shtese kati, shqiptaret qeshin. Tiranasit qeshin me lot madje.  Sepse iu kujtohet qe per fat keq kater vite 2011-2015 paten Kryetar Bashkie Lulzim Bashen, i cili vetem fjeti gjume dhe ne fund kur po ikte i dha familjes se tij nje shtese ne katin e 12-te, per ta shnderruar dupleksin ne tripleks. S'kishte faj. I mesuar ne vilen 3-kateshe ne Hollande, donte edhe 3 kate ne Tirane. ‪#‎vajmedetLuli&opozita”, shkruan deputeti socialist në facebook.

balla
(Leja që Basha firmosi për familjen e tij kur ishte kryebashkiak)
 

Më herët kompania Uslunga ka rrëzuar akuzat e PD në drejtim të deputetit Abazi, pasi me anë të dokumenteve fakton se objekti për të cilin PD akuzon deputetin është në pronësi të saj.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital