TIRANE-Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur Lulzim Bashës i cili tha sot, pasi u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Toyota Yaris” se duhet të ishte në pranga.
Balla ka publikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, që dënon për shpifje me 50 mijë lekë gjobë, Lulzim Bashën, ndërsa i kujton që duhet ta paguajë.
“Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike, e që sot për turp gënjeu e shpifi përsëri, kujtesë të paguajë gjobën” shkruan Balla.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u mor pyetje për rreth 90 minuta nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. Lideri demokrat Lulzim Basha tha pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda se në dëshminë para prokurorëve belgë ka thënë ato që ka thënë në Kuvend, duke dhënë edhe më shumë informacione.
Taulant beji dhe ti nje padi per shpifje ndaj teje te marre nje gjobe te majme Luli qe kur te flase here tjeter te jete i matur,duhet ta besh Taulant.
Përgjigju