TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është marrë në pyetje për rreth 90 minuta nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda se në dëshminë para prokurorëve belgë ka thënë ato që ka thënë në Kuvend, duke dhënë edhe më shumë informacione.

Belgët mendohet se i kanë kërkuar Bashës përgjigje për tre pyetje. Pyetja e parë është: Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe kush ia dha zotit Basha këtë informacion? Por a do të shkojë Basha nesër në prokurori?

Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në “Toyota Yaris” pa targa. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
Basha flet pas marrjes në pyetje nga prokurorët belgë: Dhashë prova të plota! Balla duhet të ishte në pranga (VIDEO)

Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda se në dëshminë para prokurorëve belgë ka thënë ato që ka thënë në Kuvend, duke dhënë edhe më shumë informacione.

"Dhashë sot informacione të plota për Toyota Yaris edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të drogës. Synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin të akumulojë sa më shumë pushtet. Synimi i vetëm është grumbullim dhe mbajta e pasurisve dhe parave të krimit. Milot-Baldrem është pastrim parash. Pastrimi i parave po vret ekonominë. Për këtë arsye PD e ka prioritet luftën kundër pastrimit të parave. Do vëmë para dretësisë të gjithë ata që pastrojnë para krimi dhe do i konfiskojmë paratë e krimit.

Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave. Dhashë informacione të plota mbi çështjen duke i qëndruar asaj që kam dhënë në publik", tha Basha.

Ora 09:20
'Toyota Yaris'/ Lulzim Basha tek Krimet e Rënda pa avokat dhe 20 minuta me vonesë (FOTO-VIDEO)

Lider demokrat Lulzim Basha ka mbërritur 20 minuta me vonesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të merret në pyetje në lidhje me çështjen 'Toyota Yaris' nga katër prokurorë belgë. Ai është paraqitur në Prokurori i vetëm  pa praninë e një avokati.

Ora 08:56
Prokurorët belgë mbërrijnë tek Krimet e Rënda... para Bashës (VIDEO)

Prokurorët belgë kanë mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth orës 08:55. Ata do të asistojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat Lulzim Basha.