Balla i përgjigjet opozitës: U janë prekur interesat, por drejtësia e re do të bëjë vettingun në politikë

Balla i përgjigjet opozitës: U janë prekur interesat, por drejtësia e re do të bëjë vettingun në politikë

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla

TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur interesat në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vettingu po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Referuar debatit për propozimin e PD për vettingun në politikë, Balla u shpreh se do të bëhet nga institucionet e reja të drejtësisë që do të fillojnë së shpejti.

Drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vetting-u në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Institucionet e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetting-u në politikë.

Taulant Balla

Opozita kërkon Vetting në politikë, ndërsa shumica përmes kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se drafti do të dërgohet në Komisionin e Venecias, por Basha ka kundërshtuar duke deklaruar se nuk kemi kohë që të presim. Por në draftin e opozitës nuk parashikohet që në ligj të përfshihen edhe familjarët e politikanëve.

Fjala e plotë e Taulant Ballës te fondacioni gjerman “Friedrich Stiftung”
Politika bëhet edhe më pak interesante për të rinjtë teksa dëgjojnë çdo ditë akuza të pavërteta dhe përbaltje. Prandaj ne kemi vendosur të mos i kushtojmë më vëmendje politikës së përbaltjes. E gjithë vëmendja jonë është për njerëzit.

Ne kemi shumë sfida të reja, të vështira përballë nesh, por kjo është normale sepse reformat që kemi ndërmarrë kanë prekur shumë interesa. Drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vetting-u në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Institucionet e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetting-u në politikë.

Ju anëtarët e FRESSH duhet të jeni krenarë që me Partinë Socialiste arsimi po transformohet dita ditës drejt standardeve europiane.

Ju duhet të komunikoni me ata bashkëmoshatarë që thonë se vota nuk ndryshon asgjë, e duhet tu shpjegoni se ata gabojnë, sepse ndryshon. Me Partinë Socialiste po bëhen të mundura gjëra që përpara nuk dukeshin të mundura. Jo vetëm reforma në drejtësi. U bë gjithashtu reforma territoriale. U bë reforma në arsim, për të cilën thuhej nuk bëhet, po shpërndahen çdo ditë hipotekat për mijëra familje dhe këtë e bëri vota për Partinë Socialiste. Pasi nëse vota nuk do ishte për Partinë Socialiste nuk do ishin bërë dhjetra mijëra legalizime, teksa do vijonte informaliteti. Po mbarojmë të gjitha rrugët e lëna rrugëve dhe kemi filluar akse të reja madhore si “Rruga e Arbërit”.

Vota pra, bëri që Shqipëria sot, në vitin e  dytë të mandatit tonë të dytë, të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, çka do të thotë nëse vota do të ishte për ata që rrënuan vendin nga 2005 deri në 2013, do të ishte shumë më i lartë borxhi, teksa 97% do të vuante lakun e taksës së sheshtë, kur i pasuri dhe i varfëri taksoheshin njëlloj.

Pra, nuk janë të gjithë njësoj, dhe si nuk paska rëndësi nëse shkon apo jo në votime.

Politika është një fuqi që mund të bëjë shumë mirë dhe për këtë duhet të angazhojmë sa më shumë të rinj në Partinë Socialiste e t’ju japim mundësinë të kontribojnë për Shqipërinë që Duam”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • konjak: 24/09/2018 10:37

    Balla, eshte dakort ,qe te kete veting ne drejtesi.Efalnderoj per deshiren e mir.Por nuk e shikoj as pak te sakt,kur thot se,demokratet,kan perdorur per 28 vjet,sistemin e vjeter te drejtesis;Kur ne 28 vjet formacioni politik i Balles ka sunduar plot 16 vjet,ndersa, e diathta 12 vjet;Pra duket qart mashtrimi i ketij derdemeni politikan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë