Balla inspekton punimet në Elbasan: Zgjidhëm një problem shumëvjeçar me përmbytjet

Balla inspekton punimet në Elbasan: Zgjidhëm një problem shumëvjeçar me përmbytjet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja inspektuan punimet që po kryhen në disa zona të Elbasanit, qytet e fshat.

Ata u ndalën në investimin që po bëhet për disiplinimin e ujërave të rrëmbyer të përroit të Larit, në Mengël. Në fjalën e tij Balla tha se duke qenë se ky përrua kalon në mes të zonës së banuar, jo rrallë herë ai ka shkaktuar përmbytje.

"Gjithë pjesa poshtë aksit Elbasan-Labinot ka vuajtur nga përmbytjet për shkak të ujërave që shkaktohen nga përrenjtë të cilët derdhen në Shkumbin. Kjo lagje e Menglit e ka vuajtur më së shumti këtë problem pasi 2-3 herë në vit përmbytej nga ky përrua që kalon në mes të lagjes. Përmbytjet kanë shkaktuar edhe problematika në mirëfunksionimin e ujësjellësit të qytetit.

Ky është një investim i menjëhershëm i bashkisë dhe jemi këtu së bashku me Gledin për të parë këtë punë intensive që Bashkia Elbasan ka filluar me kryetarin e ri. Ka qenë një prej shqetësimeve që e kemi ngritur gjithmonë, por që nën drejtimin e Gledit po merr një zgjidhje të menjëhershme" deklaroi Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Llatja tha se investimi konsiston në krijimin e një kanali të betonuar përgjatë gjithë zonës së banuar deri në derdhjen e tij në Shkumbin, si dhe pritave mbrojtëse. "Punët me cilësi janë qëllimi jonë, fokusi ynë kryesor dhe prandaj po dalim t'i inspektojmë të gjitha personalisht, sigurisht me inxhinierët dhe specialistët e bashkisë. Jemi të gjithë në terren për të monitoruar punët publike që po bëhen, për të monitoruar të gjithë investimet që po bën Bashkia e Elbasanit dhe që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Me këtë investim zgjidhim edhe një problem shumëvjeçar me përmbytjen në sistemin e pompave të ujësjellësit të qytetit" u shpreh Llatja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje