TIRANË – Deputeti i PS-së, Taulant Balla deklaron se do t’i kërkojë Prokurorisë, ndjekje penale për ish-Shefin e Antikrimit Ekonomik, Arjan Hoxhën, për shkak të falsifikimit të diplomës së tij.

diplomaPas shumë debateve dhe pasi ka dëgjuar sot, në të dytën ditë radhazi, dëshminë e Hoxhës në Komisionin e Hetimit për ndryshimet në Policinë e Shtëtit, Balla ka publikuar në mbrëmje, provat e listës së falsifikuar të notave të ish-Shefit të Krimit Ekonomik Arjan Hoxha.

Balla shkruan në Fb: “Ky është akti i verifikimit të vlefshmërisë të nënshkrimit në emër të Luan Veliqotit në dokumentin "listë-notash" të shtetasit Arjan Hoxha.

Pas kryerjes së ekspertizës shkencore u vërtetua se ish-shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Qarkut Tiranë, Arjan Hoxha, ka falsifikuar nënshkrimin e ish-Drejtorit të Akademisë së Rendit Luan Veliqoti.

Bazuar në Ligjin për Komisionet e krijuara, në raportin përfundimtar”- përfundon Balla, - “kur ka të dhëna për ekzistencën e nje vepre penale, lind e drejta për të depozituar kallëzimin penal.

Në rastin konkret ne do t’i referojmë Prokurorisë si vepër penale, falsifikimin e diplomës nga ish-Shefi i Sektorit te Krimit Ekonomik në Policinë e Qarkut Tiranë, Arjan Hoxha.”
diploma
Redaksia online
(armanda shtëmbari/Shqiptarja.com)