Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi 1 minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër. Ndër të tjera Balla iu përgjigj dhe kërkesës së Bardhit për të diskutuar në Kuvend raportin e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2025, i cili duhej të ishte diskutuar në Janar të këtij viti. Balla tha se afatet janë shkelur nga PS, por mazhoranca është e gatshme për të bërë debat në Kuvend për këtë temë.
Gjatë kohës që Balla po fliste nga foltorja, Flamur Noka po i drejtohej nga vendi me terma, si vrasës e akuza për lidhje me krimin.
“35 vite më parë, 4 dëshmorë të demokracisë. ( I drejtohet Flamur Nokës, i cili po fliste nga vendi) ti ndoshta nuk e di se stë lidh asgjë me PD dhe siç e thonë shumë kolegë të PD jemi problemi brenda PD.
Në emër të PS, sot në 2 prill do të ishte në nderin e Kuvendit të merrnim edhe një minutë heshtje në përkujtim të 4 dëshmorëve të demokracisë. ndërkohë që përkujtoj me dhimbje dëshmoret e 2 prillit, keqardhja më e madhe vjen nga PD që bën zhurmë kur kërkohet 1 minutë heshtje. Kjo është degradimi më kuptimplotë i asaj që nuk ka mbetur më nga PD as dinjiteti minimal për të respektuar ata që kanë një kontribut me jetën e tyre na treguan sesi duhet të sillemi.
Më duhet të hedh sytë edhe nga 31 marsi i 1991 si zgjedhjet e para pluraliste. Sot pas 35 vitesh është në detyrën e Kuvendit ne të mendojmë sesi duhet të adresojmë zgjedhjet në Shqipëri, si duhet të përmbyllim çdo reformë zgjedhore dhe sesi duhet të garantojmë që Shqipëria në 2027 të zhvillojë zgjedhjet vendore me standardet më të mira kur të kemi adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE dhe në 2029 të jemi të gatshëm për zgjedhjet parlamentare dhe në të njëjtën kohë të kemi dhe zgjedhjet e para për parlamentin evropian. Nuk ka dyshim që Shqipëria është në një fazë intensive përfundimtare të përafrimit me BE.
4 dëshmorët e demokracisë sot flasin dhe na kujtojnë sesi duhet të sillemi kundrejt këtij momenti. Më vjen mirë që pas një fushate zgjedhore, ku ju krahu i djathtë i kësaj salle, nuk e kishit Evropën në qendër të diskursi tuaj politik, na akuzonit ne se po gënjejmë që gjatë madnati4, do të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësimit, sot kërkoni debat për integrimin. Kur të doni, si ta doni. Të bëjmë një debat ku ishim, ku jemi dhe ku do të shkojmë. Në vitin 2013 kur Rama dhe PS morën qeverisjen, Shqipëria nuk ishte as vend kandidat. Nga ai moment e deri më sot, Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt, është vendi i parë që kalon nga mekanizma i ri që është procesi i Ibarit, që është metodologjia e re e zgjerimit. Pavarësisht klithmave, jemi në një fazë të pakthyeshme të procesit qe e kemi nisur dhe do e mbyllim ne. Dritaret reale te mundësisë sonë janë sot më të hapura se kurrë. E kemi shkelur afatin, por jemi në kohën e duhur për të bere një debat siç kemi dakordësuar”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Minuta e heshtjes që provokoi opozitën, PD: Balla u tall me masakrën e 2 prillit! Noka bllokon foltoren, PS kalon në votim pas 2 orëve sherr












