Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ditën e sotme ka nisur takimet në Parlamentin Gjerman por edhe me përfaqësues të Qeverisë gjermane.
Në diksutimet e kryera me grupin e CDU/CSU me deputetet Mark Hauptmann, Axel Müllet, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer, janë prekur tema të 'nxehta' për Shqipërinë si anëtarësimi i vendit tonë në BE si dhe shqyrtimin e raport-rekomandimit të dhënë për Shqipërinë.
Kujtojmë se në Gjermani së fundmi ka qënë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit në një intervistë për Deutsche Welle nga Gjermania tha se nuk ka asnjë shans që Shqipërisë t'i hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas liderit të opozitës arsyeja për këtë është ndryshimi politik. Në këtë intervistë Basha komentoi edhe thirrjet e Ramës për negociata duke thënë se nuk është ulur ende në tryezë pasi dialogu duhet bërë siç "standardet evropiane e parashikojnë". Sipas Bashës, standardet evropiane, siç ai theksoi, janë: Largimi nga pushteti i kryeministrit Edi Rama, dhe më tej nisja e dialogut.
Por ndryshe mendon deputeti socialist Taulant Balla, i cili thotë se Shqipëria ka angazhim intensiv për hyrjen në BE dhe se kjo është një aspiratë kombëtare.
Ndërkohë në takimin me Mark Hauptmann, njëkohesisht dhe anëtar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit të Komisionit Europian. Hauptmann vlerësoi maksimalisht ecurinë e Reformes ne Drejtësi si një kusht i përmbushur tashmë për vijimin e rrugës Europiane të Shqipërisë në stacionin tjetër. Ai rishprehu qëndrimin se nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutes nuk duhet te vihet në dyshim nga asnjë palë.
" Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo eshte demokracia. Por nuk eshte e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë te jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik."
Në takimin me zotin Nikolas Lobel dhe zotin Axel Müller u diskutua mbi procedurat që do të ndjeke Bundestagu gjerman për shqyrtimin e vendimit per fillimin e bisedimeve. Muller vlerësoi se: "Qoftë Shqipërinë, qoftë Maqedoninë e Veriut kanë plotesuar detyrat e lëna nga qershori vitit të shkuar në Këshillin Europian. Ka një vleresim pozitiv edhe këtu ne Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjate 2019."
Balla zhvilloi një takim me zotin Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag. Kryetari i Grupit Socialist vleresoi pozicionin zyrtar te Qeverisë gjermane të bërë publik përmes Ministrit për Europen Michael Roth në mbeshtetje të fillimit te bisedimeve. Balla e informoi kolegun gjerman se praktikisht/teknikisht negociatat jane hapur sa kohe kemi startuar prej shtatorit 2018 procesin “screening”.
Juratovic nje njohës shumë i mirë i Ballkanit Perëndimor u shpreh se:" Para disa ditesh pata një takim me Komisionerin per Zgjerim Johanes Hahn dhe bashke-ndava me te bindjen se Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut meritojne fillimin e bisedimeve per anetaresim. Qasja jone ndaj ketyre dy vendeve eshte nje test i kredibilitetit te BE. Per mua, anetaresimi i Ballkanit Perendimor ne BE nuk eshte zgjerim, por plotesim i hartes se BE. I kam ndjekur me vemendje zhvillimet politike ne Shqiperi dhe dua ta them shume qarte se bojkoti i parlamentit eshte kunder parimeve te demokracise. Lufta politike duhet te zhvillohet vetem ne Parlament. Une jam i krishtere dhe per mua respekti ndaj Parlamentit eshte po aq i shenjte sa respekti ndaj Kishes. Ata qe bejne keto veprime dhe protesta te dhunshme nuk e duan Shqiperine ne BE. E kam thene edhe per raste te ngjashme ne vende te tjera te Ballkanit, nje parti mund te jete kunder partise qe eshte ne Qeveri, por nuk mund te jete kunder interesit te vet kombetar" tha Juratovic.
Rama Balla Bushati Spiropali qe te ZEZEN e ketij Populli e bejne te Bardhe
Përgjigju