Balla, Kushi e Bushka propozim në Kuvend: Të hiqet taksa e infrastrukturës për ndërtimet pa leje në proces legalizimi

Tre deputetë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Evis Kushi dhe Klotilda Bushka i kanë propozuar Kuvendit të hiqet parapagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë prej 0.5% nga të gjitha ndërtimet pa leje, dhe që janë në proces legalizimi. Ky propozim i deputetëve synon të ndryshoj ligjin "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar, ku saktësohet fakti në nenin 27, pika 3 shkronja C që leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë paguar taksa e infrastrukturës, dhe në rast se aplikuesi nuk e ka paguar këtë taksë nuk mund ta përfitojë lejen.

Sipas propozuesve kjo taksë mblidhet nga njësitë e qeverisjes vendore dhe veprimtaria e Kadastrës nuk mund te kushtëzohet nga detyrime fiskale që arkëtohen dhe administrohen nga entitete te tjera, të cilat nuk kanë rol ne procedurat e legalizimit.

Ligji për sistemin e taksave që është në fuqi dhe që për herë të fundit është ndryshuar në vitin 2018, ku u vendos edhe kjo pikë në nenin 27. Sipas deputetëve pengon në mënyrë të paarsyeshme përfundimin e procesit të legalizimit, dhe me shfuqizimin e pikës së lartpërmendur sipas tyre eliminohet pengesa e panevojshme që është krijuar ndër vite.

Në projektligjin e depozituar në parlament thuhet se me ligjin në fuqi Kadastra, njofton bashkinë për ndërtimin informal dhe i jep edhe raportin teknik, më pas është Bashkia që llogarit vlerën e detyrimit për aplikuesin për sipërfaqen ndërtimore, dhe pastaj njofton personin për detyrimin që duhet të shlyej. Pas këtij komunikimi aplikuesi për legalizim pasi paguan taksën e dorëzon tek Kadastra vërtetimin dhe më pas miratohet leja e legalizimit.

I gjithë ky proces me një sërë hallkash ka sjelle jo vetëm vonesë të konsiderueshme në miratimin e lejes, për shkak të kohëzgjatjes së procedurës por edhe deri diku e pamundur për shkak se barra financiare rëndonte mbi legalizimin. Po ashtu kjo ka shkaktuar mosinteresimin e subjekteve për përfundimin e procesit, duke qene se ky rregull perceptohet si një përkeqësim i pozitës se tyre.

Po ashtu në draft thuhet se nga viti 2014 deri në vitin 2019, vetëm 60-80% e subjekteve e kanë paguar taksën, dhe procedurat kanë shkuar deri në 1 vit kohë, duke sjellë një rënie drastike të numrit mujor të legalizimeve.

Bashkëlidhur këtij propozimi janë edhe të dhënat statistikore, ku vërehet se deri në vitin 2019, kur nuk aplikohej ky detyrim, numri i legalizimeve ka qenë 2.5 deri në 3 fish më i lartë. Nëse në periudhën Janar-Korrik 2018 janë legalizuar 17.156 ndërtime, në të njëjtën periudhë në vitin 2019 janë legalizuar vetëm 6.282 ndërtime.

Propozimi i deputeteve

(Kliko ketu per te lexuar relacionin e plote)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille