Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se do të likuidohen pagesat e prapambetura të ushqimit për vitin 2023 për punonjësit e policisë dhe studentët e Akademisë së Sigurisë. Balla po ashtu tha se kjo politikë do të jetë e vazhdueshme edhe për vitet e tjera.
Këshilli i Ministrave, qeveria shqiptare, miraton projektvendimin për t’i dhënë çdo punonjësi policie, pagesën e prapambetur të ushqimit për gjithë vitin 2023. Pastaj në vitin 2024 kjo do të jetë një politikë e vazhdueshme si të gjitha politikat e tjera mbështetëse që kjo qeveri ka marrë ndër vite në mbështetje të të gjithë atyre që kontribuojnë në detyrën e tyre shtetërore, në rastin tonë, forcave të Policisë së Shtetit.
I pranishëm në evenetin për financimin e kredive me zero përqind interes për mjeket, policët e ushtarakët, Balla u ndal edhe në shifra. Ai theksoi se janë 934 punonjës të Policisë së Shtetit që kanë nevojë të trajtohen me kredinë zero, ndërsa tashmë kjo politikë ka nsiur zbatimin për 100 punonjësit e parë.
Ne kemi bërë një studim brenda Policisë së Shtetit dhe kemi dalë në konkluzionin që kemi 934 punonjës të Policisë së Shtetit që kanë nevojë të trajtohen me kredinë zero. Se kjo nuk është e lehtësuar, është zero! Nuk paguan asnjë interes, zero interes për punonjësin e policisë dhe me vlerën vjetore të inflacionit vjetor, në fund të këtij procesi, të del shtëpia falas.
Angazhimi im dhe i qeverisë, me mbështetjen e Kryeministrit, është që në vitin e ardhshëm, të kemi të paktën 300 punonjës të Policisë së Shtetit që përfitojnë dhe pastaj me këtë zhvillim ekonomik të vendit, në 2025, të shkojmë e të përmbyllim dhe 500-en tjetër të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë nevojë për t’u trajtuar me një banesë me kredi zero, falas.
Nga 92 punonjës të Policisë së Shtetit që janë sot këtu, përfitues, 16 punonjëse janë vajza, 76 të tjerët janë djem, dhe e bukura e kësaj është që pjesa më e madhe, 78, janë punonjës të rolit bazë.
Kjo është gjëja që më ngroh më shumë dhe t’ju them të drejtën, është pjesa e strukturës së Policisë së Shtetit për të cilën kam pasur dhe do të vazhdoj të kem vëmendjen më të veçantë, duke synuar, bashkë me kolegët dhe Kryeministrin që në 1 korrik të vitit të ardhshëm me fondin që kemi vënë në dispozicion në buxhetin e shtetit prej 400 mln euro, për rritjen e pagave në të gjithë administratën e shtetit Policia e Shtetit të marrë vlerësimin që i takon, edhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse që kemi arritur në garantimin e sigurisë publike në vend, gjatë këtij viti të rëndësishëm ku përballuam një sezon turistik si asnjëherë më parë.
Lajmi kryesor: