Balla: Maqedonia e Veriut të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e Rezolutës së Dick Marty-t

Balla: Maqedonia e Veriut të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e Rezolutës së Dick Marty-t

Kryetari i komunës së Gostovarit Arben Taravari dhe Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Partisë “Aleanca për Shqiptarët, njëkojësisht edhe Kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Gjatë takimit Balla e njohu Taravari me me kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën e Dick Marty 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë.

Gjithashtu Balla theksoi se Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të saj në APKiE të mbështesë këtë démarche në dobi të qartësimit të së vërtetës përkundrejt shpifjeve dhe të pavërtetave në raportin që frymëzoi atë Rezolutë në vitin 2011.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Takim me Kryetarin e Partisë “Aleanca e Shqiptarëve” Arben Taravari, njëjohësisht Kryetar i Bashkisë Gostivar. Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

I kërkojmë Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të saj në APKiE të mbështesë këtë démarche në dobi të qartësimit të së vërtetës përkundrejt shpifjeve dhe të pavërtetave në raportin që frymëzoi atë Rezolutë në vitin 2011. Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën. Gjithashtu vlerësojmë rolin e Aleancës në mbështetjen e legjislacionit që duhet të miratojë Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë